• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA PËR RRUGËN E KOMBIT/ Paloka: Ju tregoj ku shkojnë paratë e shqiptarëve
Home
Shqipëri

TAKSA PËR RRUGËN E KOMBIT/ Paloka: Ju tregoj ku shkojnë paratë e shqiptarëve

25 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Përmes një statusi në Facebook, deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi sipas tij në 3 muajt e fundit janë rritur taksat. Duke marrë shkas edhe nga vendosja e taksës për ‘Rrugën e Kombit’, Paloka thotë se rritja e taksave nuk shkon për investime publike, por shkojnë në xhepin e Rames nëpërmjet PPP me të cilat ai ushqen oligarkët e tij.

Statusi i plotë
Vetem ne tre muaj ; takse e re mbi shtepite tona, rritje me 50% te cmimit te ujit, pagese per te parkuar makinen edhe prane shtepise, 10 euro per te kaluar ne rrugen e ndertuar po me taksat tona, biznesit te vogel i fut tvsh…A nuk mjaftonin taksat qe rriti kater vitet e para, po rritja e cmimit te energjise…?
Po ku shkojne keto para qe na merren per dite nga xhepat ? Jane plot 2 miliard euro me shume qe merren cdo vit nga xhepat tane, qe kur Rama eshte bere kryeminister. Ku shkojne?
A kthehen ne investime publike?
Asnje kilometer rruge, asnje shkolle e re, asnje spital, ambulance e as autoambulance e re madje, asnje ujsjelles apo investim i ri qe te pakten te kete uje me shume. Asgje, absolutisht asgje.
Po ku shkojne keto para? Mos valle per te ndihmuar te pamundurit?
Gati 30 mije familje u perjashtuan nga kjo qeveri prej ndihmes ekonomike pa llogaritur ata qe ju eshte hequr pensioni i invaliditetit edhe kur jane pa duar e kembe…
Mos mblidhen qe te perdoren per raste fatkeqesie?
Shkodra e permbytur dhe jo vetem, eshte pergjigja edhe per kete pyetje. Nuk e vendos Rama gjendjen e jashtzakonshme vetem sepse keshtu do ishte i detyruar me ligj te paguante demshperblime edhe pse eshte ai shkaktari direkt i permbytjes se Shkodres.
Po ku shkojne parate tona? Mbase per te ulur borxhin ?
Borxhi ka arritur mbi 83% dhe shteti eshte ne prag falimentimi
Po ku shkojne pra? Pse na marrin perdite e me shume…?
Shkojne vetem ne nje vend; ne xhepin e Edvin Rames nepermjet PPP me te cilat ai ushqen oligarket e tij, te cilet pastaj dergojne parate nga xhepat tane ne ate te Rames.
E ne fund , nga gjithe keto para qe vjedh e vjedh nga xhepat tane, nxjerr dhe ato 2 mije lekshat me te cilat paguan per te blere votat ne zgjedhje.
Po duket se shprehja “Cdo popull meriton qeverine qe ka” per ne eshte me se e vertete…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UEFA/ Zyrtarizon bonusin financiar për Ligën e Kombeve, ja sa përfiton Shqipëria
Previous article 10 futbollistët më të shpejtë në Premierligë, i pari Leroy Sane

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT