• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ Zbardhen DETAJE: Familja Muça nuk kishte para në banesë, por… (VIDEO)
Home
Breaking News

GRABITJA NË FIER/ Zbardhen DETAJE: Familja Muça nuk kishte para në banesë, por… (VIDEO)

25 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy ditë pas grabitjes së mbetur në tentativë në banesën e Minella Muçës, në Fier, ku një nga grabitësit, Xhuliano Sollaku, mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori i tij, Arben Muça u plagos, burime të Policisë së Fierit kanë konfirmuar se në banesën e Minella Muçës, nuk janë gjetur shuma të mëdha parash.

Kjo konfirmohet për TV KLAN, nga burime të policisë lokale që thanë se familja që do të sulmohej nga grupi i grabitësve, ka pasur shuma të papërfillshme në banesë. Mbetet e paqartë arsyeja përse grupi prej 4 personash, kishte planifikuar të grabiste banesën e çiftit të të moshuarve. Dyshimet e policisë janë se grabitësit janë tërhequr nga fakti që djali i Minella Muçës, jeton prej vitesh në Meksikë.

I arrestuari i vetëm i kësaj ngjarjeje, është Arben Muça, 35-vjeçari nga Puka, i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë. Ai nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me ngjarjen dhe rrethanat e vrasjes së 20-vjecarit, Xhuljano Sollaku, apo plagosjes së tij. Muça pritet të përballet të hënën me akuzën. Prokuroria mësohet se do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e grabitjes me armë të mbetur në tentativë, kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë dhe armëmbajtjes pa leje. Mbeten ende në kërkim 2 prej bashkëpunëtorëve në këtë grabitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dokumente FALSE drejt Anglisë/ Spanja dhe Portugalia kërkojnë HETIM në Shqipëri
Previous article Arda Turan nevrikoset me gazetarin: Kujdes se do të t’i thyej turinjtë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT