• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STATISTIKAT/ 2015-2017, më pak azilkërkues shqiptarë në BE
Home
Sociale

STATISTIKAT/ 2015-2017, më pak azilkërkues shqiptarë në BE

25 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Eurostat-i, zyra për statistikat e Bashkimit Evropian, publikoi këtë javë të dhënat për azilkërkuesit e regjistruar gjatë vitit 2017.

Numri i tyre është 650000, ose dy herë më pak se në vitin paraardhës, ose i njëjtë me atë të vitit 2014, para se të fillonte kriza e madhe e refugjatëve në vitet 2015-2016, për shkak të zgjerimit të konfliktit edhe në Siri.

Sikurse në vitet e mëparshme, edhe këtë vit numrin më të madh të azilkërkuesve në vendet e BE-së e përbëjnë sirianët (16 %), irakenët (7 %) dhe afganët (7%).

Këta i pasojnë azilkërkuesit që vijnë nga Nigeria, Pakistani, Eritrea etj. Vendi që ka regjistruar numrin më të madh të kërkesave për azil është Gjermania me (31%), e ndjekur nga Italia (20%), Franca (14 %), Greqia (9 %), Britania e Madhe me 5% të numrit të përgjithshëm të tyre etj.

Në këto të dhëna për vitin e kaluar, Shqipëria bën pjesë ende në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në vendet e BE-së. Por numri i tyre ka shënuar një ulje të ndjeshme në krahasim me vitet e mëparshme.

Kështu, nëse në vitin 2015 u regjistruan 65.935 kërkesa azili nga qytetarët shqiptarë, ky numër është 28.925 një vit më pas, pra, dyfish më i vogël. Kjo tendencë uljeje vërtetohet edhe në vitin 2017, me 22.075 kërkesa për azil.

Arsyet e zbritjes së këtij numri janë të ndryshme, por, siç vihet në dukje nga të dhënat e Eurostat-it, kërkesat e qytetarëve shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të refuzimit të azilit në BE.

Një trajtim i tillë bëhet, si parim, edhe për kërkesat e azilkërkuesve të tjerë, që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që kanë përfituar tashmë nga procesi i liberalizimit të vizave. Vende konsiderohen të sigurta.

Për vitin në fjalë, numri më i madh i azikërkuesve shqiptarë është regjistruar në Francë, Islandë, Irlandë etj.

Përveç 650.000 kërkesave për azil të regjistruara në vendet e BE-së gjatë vitit 2017, sipas zyrës evropiane të statistikave mësohet se janë mbi një milion të tjera, të bëra një vit më parë dhe janë ende në shqyrtim e sipër, në pritje të një vendimi nga ana e autoriteteve të azilit.

Si zakonisht, numri më i madh i këtyre kërkesave është regjistruar në Gjermani, Itali, Austri, Norvegji etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arda Turan nevrikoset me gazetarin: Kujdes se do të t’i thyej turinjtë
Previous article Hamilton kritika skuadrës: Strategji e gabuar, por jemi më të shpejtët

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT