• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vetëvendosje: Thaçi të tërhiqet sa më parë nga dialogu me Serbinë
Home
Rajon

Vetëvendosje: Thaçi të tërhiqet sa më parë nga dialogu me Serbinë

25 March, 2018 F.autor Rajon

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë lidhur me takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku u tha se duhet të marrin fund darkat e tilla mes tyre, pasi që janë tepër të shtrenjta për popullin e Kosovës.

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se të premten e 23 marsit në mbrëmje, presidenti i Kosovës, Hashin Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia darkuan së bashku, derisa tha se dialogu Thaçi-Vuçiç po synohet të ngutet.

Kjo sipas tij, pasi që Serbisë po i ngutet për tre arsye, njëra ngase Vuçiç dëshiron të merret vesh me Thaçin para se Kosova të bëhet me ushtri e në anën tjetër pasi që nuk dihet e ardhmja e karrierës së Thaçit, e për këtë mundohen ta shfrytëzojnë sa ai është president.

“Vuçiç me këtë dialog donë t’i çarmatos zërat kritik në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi nevojë për një dialog pa parime, dialog pa kushte për Serbinë, dialog të privatizuar nga Thaçi. Për dialogun duhet të debatohet në Kuvend. Duhet të marrin fund darkat e tij sepse janë shumë të shtrenjta për Kosovën dhe popullin e tij”, tha ai.
Sipas tij, në tavolinën ku darkuan Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiç, u rikthye “Zajednica”.

“Te premten e 23 marsit në mbrëmje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiç darkuan së bashku. Nuk është e çuditshme që në atë datë u rikthye ‘Zajednica’ e Serbisë në tryezë, sepse Thaçi pat përbuzur nënshkrimet e 205 mijë qytetarëve kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë dhe demarkacionit me Malin e Zi. Së dyti Vuçiq nuk e njeh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili me 23 dhjetor pat konstatuar që secili nga 7 kapitujt e ‘Zajednicës’ nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve pat nisur ne kohèn e publikimit të raportit të Dick Marty”.

“Dialogu i Thaçit dhe Vuçiqit, që po synon të bëhet marrëveshje historike për pajtim, po nis në kohën kur pritet të publikohen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Thaçi, si i përfoluri i raportit të Dick Martyt, duhet të tërhiqet sa më parë. Presidenti serb e ka bërë të qartë se Serbia don sa më parë marrëveshje kompromisi për Kosovën, ku secila palë merr diçka”.

“Jam i bindur qe e gjithë klasa politike e din që ‘Zajednica’ është tepër e dëmshme për Kosovën. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese e pat kundërshtuar. Lëvizja Vetëvendosje do t’i kundërshtojë proceset negative”, tha ai.

Sipas tij, rezultati kryesor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është Lista Serbe.

Sveçla tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër dialogut me Serbinë, porse është kundër dialogut pa parime.

Ndërsa shprehu keqardhje që tentativat e tyre për të ndalur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, rezultuan pa sukses. Derisa tha se si VV do të luftojnë marrëveshjet pa parime, qoftë edhe nëse janë të vetmit që e bëjnë një gjë të tillë.

”Kosova është Republikë Parlamentare dhe në Kuvendin e Kosovë duhet të debatohet për çfarëdo dialogu me Serbinë. Duhet të marrin fund darkat e presidentit kosovar, sepse ato janë tepër të shtrenjta për shtetin tonë dhe për popullin e Kosovës. Vetëvendosje do kyçjen e të gjithë akterëve kryesor të vendit në këtë proces të dialogut”, tha Sveçla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vogëlushja Renee suprizon mami Norën/ Ja çfarë i bënë ajo ...(VIDEO)
Previous article SKANDALI/ ‘Lepur i egër i marinuar me qumësht’, Ardit Gjebrea promovon gjahun e ndaluar me moratorium

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT