• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILET/ Karagjozlliku i LSI nuk ka fund. Firmos vetë kur është në qeveri, thirrje për mosbindje kur del në opozitë
Home
Shqipëri

FAKSIMILET/ Karagjozlliku i LSI nuk ka fund. Firmos vetë kur është në qeveri, thirrje për mosbindje kur del në opozitë

25 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Duket se karagjozlliku i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka fund. Dëshmia më e fundit e kësaj u regjistrua në orët e mesditës së të dielës kur Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook kundërshtoi taksën e koncesionit për Rrugën e Kombit.

“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria. Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista. Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre. Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh

Deri këtu, Vasili duket një populist i klasit të parë. Ka vetëm një problem të vogël. Kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” është firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. E gjithë procedura nga marrja e ofertës së pakërkuar, ajo e garës deri në shpalljen e fituesit për këtë koncesion është bërë nga ky dikaster i drejtuar prej Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Firmosja e kontratës është bërë pas një procedure negocimi të kontratës dhe kritereve të saj, përfshirë dhe tarifat e kalimit të mjeteve, bërë po nga ministria e drejtuar prej përfaqësuesit të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kontrata e firmosur nga Dervishaj më pas ka kaluar për miratim në qeveri ku sërish kanë qenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtonin disa ministri në kabinet.

Gjithë shqiptarët tashmë kanë rastin të shohin karagjozllikun e rradhës në emër të populizmit. Ata që e negociuan kontratën përfshirë taksën e kalimit dhe që e firmosën dokumentin, sot dalin dhe bëjnë thirrje të refuzohet pagesa nga qytetarët.LEXO.AL

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea interesohet për Gareth Bale/ Uellsiani mund të kaloj këtë verë në "Londër"
Previous article "Kuvendojnë" sëbashku /Deputetët socialistë të apasionuar pas kuzhinës kineze

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit Politikë

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT