• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KURRË MË”/ Nxënësit amerikanë protestojnë kundër MASAKRËS së Floridës
Home
Nderkombetare

“KURRË MË”/ Nxënësit amerikanë protestojnë kundër MASAKRËS së Floridës

25 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Me thirrjet “kurrë më”, qindra mijëra amerikanë të rinj dhe mbështetës të tyre i janë përgjigjur thirrjes së të mbijetuarve të masakrës së muajit të kaluar në një shkollë në Florida, për të marshuar në Shtetet e Bashkuara me kërkesën e tyre për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, transmeton Reuters.

Në një prej demonstratave më masive të të rinjve në SHBA, protestuesit u kanë bërë thirrje ligjëvënësve dhe presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u përballur me këtë çështje.

Në protestën “Marsh për jetët tona”, protestuesit kanë dëgjuar fjalimet e incidentit të 14 shkurtit në një shkollë të mesme në Florida.

Marshi për Jetët Tona
Shumë persona janë përlotur derisa njëra nga të mbijetuarit, Emma Gonzalez, ka lexuar emrat e 17 viktimave dhe më pas të gjithë kanë qëndruar në heshtje për t’i nderuar të njëjtit.

Organizimi “Marsh për jetët tona” ka pasur për qëllim rritjen e kufizimeve në shitjen e armëve të zjarrit, në vendin ku të shtënat masive sikurse ajo në shkollën në Florida, janë kthyer në ngjarje frikshmërisht të zakonshme.

Njëra nga nxënëset e shkollës në Florida, 17-vjeçarja, Cameron Kasky, është dëgjuar të ketë thënë:

“Politikanë: ose përfaqësoni njerëzit ose largohuni. Qëndroni me ne, vetëdijësohuni, votuesit janë duke ardhur”.

Protesta në Londër
Sipas organizatorëve, më shumë se 800 marshe ishin planifikuar të mbaheshin edhe jashtë territorit të SHBA-së, në vendet si Londra, Stokholmi dhe Sidnej.

“Merrni lirinë e tyre”

Për të vënë në pah edhe më shumë dallimet në mes të publikut amerikan për këtë çështje, mbështetësit e të drejtave të armëve janë mbledhur në disa qytete amerikane.

Organizatorët e marshit kundër armëve, kërkojnë nga Kongresi të ndalojë shitjen e armëve sikurse ajo që është përdorur në masakrën në Florida dhe të kontrollojnë të kaluarën e blerësve të armëve.

Në anën tjetër të diskutimit, mbështësit e të drejtave të armëve citojnë garantues kushtetues për posedim të të njëjtave.

Duke mbajtur në trup një bluzë me mbishkrim “Bëjeni Amerikën të mrekullueshme përsëri”, gjashtëmbëdhjetë vjeçari nga Kalifornia, Connor Humphrey, ka thënë se “Armët nuk i vrasin njërëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”.

Personalitetet mbështesin nxënësit

Në mesin e personave që kanë kërkuar më shumë ashpërsi sa i përket posedimit të armëve në Nju Jork, ka qenë edhe i famshmi Paul McCartney, një nga yjet e grupit “The Beatles”.
“Një nga shokët e mi më të mirë është qëlluar me armë jo shumë larg prej këtu”, i ka thënë ai CNN-it, duke iu referuar vrasjes së ish-kolegut të tij në grupin Beatles, John Lennon.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ai dhe gruaja e tij, Michelle, janë inspiruar nga gjithë ata të rinj që kanë bërë të realizueshme marshe të tilla.

“Vazhdoni. Ju jeni duke na dërguar përpara. Askush nuk mund të qëndrojë në rrugën e miliona zërave që kërkojnë ndryshim”, ka thënë Obama.

Michelle and I are so inspired by all the young people who made today’s marches happen. Keep at it. You’re leading us forward. Nothing can stand in the way of millions of voices calling for change.

— Barack Obama (@BarackObama) March 24, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çmenduri nga Anglia/ Manchester United kërkon rikthimin e Ronaldos
Previous article Interi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Lazios

k.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT