• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Parkimet me pagesë, shtohen tetë rrugë të reja nga 21-shi te rruga ‘Bardhyl’. Sa do paguani
Home
Sociale

Parkimet me pagesë, shtohen tetë rrugë të reja nga 21-shi te rruga ‘Bardhyl’. Sa do paguani

25 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pamundësia për të parkuar në rrugët kryesore që janë në proces për t’u kthyer korsi biçikletash, ka bërë që bashkia të rishikojë hartën e zonimit, duke futur rrugë të reja në pjesët me intensitet të lartë lëvizjeje. Kryesisht bëhet fjalë për arterie kryesore në afërsi të Rrugës së Elbasanit, asaj të Kavajës, 21-shit apo rrugës “Bardhyl”.

Në tabelën përbri shkrimit janë segmentet e rrugëve që do të bëhen me pagesë dhe do të administrohen nga “Tirana Parking”.

Futja e tyre ka bërë që të ndryshojnë edhe kufijtë e zonave, mbi bazën e të cilave bëhet edhe tarifimi për shërbimin.

Kështu, zona A ka kufij vijën kufizuese të Tiranës në pjesën veriperëndimore, bulevardi “Zogu i parë” në anën lindore dhe kordoni hyrës në rrugët “Llazi Miho” e “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në jug deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa zona 2 ka këto kufij: Bulevardi “Zogu i Parë” në perëndim, vijën kufizuese të qytetit në verilindje, vijon me zgjatimin e bulevardit “Zhan D’Ark” deri në vijën kufizuese në jug. Zona e tretë nis në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në perëndim, bulevardin “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në veri dhe vijën kufizuese në pjesën juglindore.

Zona e fundit përfshin kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në veri, vijon me zonën përgjatë segmentit “Dëshmorët e Kombit” në lindje, deri në vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

Tetë rrugët e shtuara rishtazi, ashtu si 71 rrugët e parashikuara në vendimin e parë, do të kenë në dispozicion edhe vende të lira parkimi, si dhe për invalidët.

Në bazë të vendimit, për parkim në zonën A ku ndodhen shumica e institucioneve kryesore në qytet, do të paguhet 100 lekë/orë, ndërsa për zonën B ku intensiteti i lëvizjes është relativisht i lartë, do të paguhet një tarifë shërbimi 40 lekë/orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-trajneri i Dortmundit e refuzon Bayern Munichun
Previous article Zyrtari serb/ Serbia ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, UNESCO dhe INTERPOL

Redaktor2

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT