15 vjet par zbulimit të skeletit të mumifikuar i këtij jashtëtokësori, i cili ishte gjetur në një qytet të braktisur të minierave në shkretëtirën kiliane të Atacama, ku shkencëtarët nga California arriten të zbulojnë misterin e tij.
Skeleti i gjatë 15,2 centimetra, i gjetur nga një koleksioner në Spanjë, duket aq bizar sa që është përdorur edhe në një dokumentar për të vërtetuar se jashtëtokësorët ekzistojnë
Por përmes mostrës së ADN-së të eshtrave të një mumie, shkencëtarët arritën të mblidhnin të gjithë figurën e historisë tragjike dhe të vërtetë të një individi të njohur si Ata.
Në vend të një vizitor nga një botë tjetër, Ata është në të vërtetë një vajzë që ndoshta ka vdekur ose vdiq menjëherë pas lindjes, me mutacione deformuese që e formëson trupin e saj në një mënyrë shumë të pazakontë.
Ata u gjet në vitin 2003 në La Norija, e mbështjell me pëlhurë të bardhë të lidhur me shirit ngjyrë vjollcë.
Skeleti është i gjatë 15, 2 centimetra, ndërsa eshtrat kanë formë të një fëmije diku rreth moshës 6 ose 7 vjeçe. Ajo në vend të 12 brinjëve ka vetëm 10, ndërsa koka ka formë të konit të zgjatur.
Të gjitha këto fakte të pazakonta për mumien i kanë interesuar edhe profesorit të mikrobiologjisë dhe imunologjisë në universitetit e Kalifornisë “Stanfordá” Garry Nolan, i cili ka ofruar që mund të merret me studimin e kësaj.
Ai arriti në përfundimin se Ata është padyshim një njeri, por se arsyeja për deformimet e saj dramatike është ende e panjohur.



