Qeveria ka nisur punën për hartimin e një strategjie të re të punësimit 2018- 2022, ku janë angazhuar edhe një grup deputetësh, ekspertësh dhe akademikësh.
“Një nga sfidat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit është çështja e punësimit, për të cilin qeveria ka angazhim të madh për të mbështetur një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë. Në këtë kuadër, Kryeministri është angazhuar plotë- sisht duke ngarkuar jo vetëm grupet qeveritare dhe të administratës, por edhe të grupit parlamentar.
Nga një grup deputetësh që ka caktuar Kryeministri, po përgatitet një dokument në mbështetje të një strategjie të re të punësimit, i cili fokusohet në disa drejtime. Bazuar në një analizë të punë- simit në periudhën e tranzicionit në vend dhe prioriteteve të zhvillimit të ekonomisë, do të jepen disa rekomandime për nxitjen e hapjeve të reja të vendeve të punës nëpërmjet dy instrumenteve kryesore të politikave ekonomike dhe sociale, politikave të zhvillimit dhe instrumentit financiar në mbështetje të punëkërkuesve.
Në fokus është punësimi i të rinjve, i cili është problem dhe për vendin tonë. Do të ketë një konsultim të gjerë me faktorët e interesit për të tërhequr mendimet për hartimin e këtij dokumenti, i cili startoi me takimin që u bë me gazetarë të fushës ekonomike”, u shpreh Angjeli.
STRATEGJIA E PUNËSIMIT
Deputeti Angjeli tha se strategjia e re e punësimit synon të krijojë një qasje ndryshe të punësimit në vend, prioritet do të jetë punësimi i të rinjve dhe orientim më i drejtë i fondeve publike dhe donatorëve në hapjen e vendeve të punës. Në prioritetin e grupit të punës do të jenë edhe rekomandimet për nxitjen e kualifikimit nëpërmjet arsimimit profesional.
“Besojmë se, duke përcaktuar disa politika të reja të lidhjes mes zhvillimit ekonomik me punësimin, duke përdorur më shumë instrumente financiare për nxitjen e punësimit, duke kthyer sytë nga edukimi, shkollimi, kualifikimi dhe riaftë- simi profesional drejt vendeve të punës, duke pasur një angazhim më të madh nga biznesi, si dhe duke bërë një risktruktim të institucioneve në vend që merren me çështjet e punë- simit, pa dyshim që do të bëjmë hapa progresivë për të frenuar atë disproporcion të madh që ka pasur në 25 vitet e fundit mes rritjes ekonomike dhe mungesës së punësimit në vend”, u shpreh Angjeli. Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, u shpreh se një fokus të veçantë do të ketë analiza se sa shpenzohet për një vend pune aktualisht, duke tentuar mbledhjen e të gjitha fondeve që jepen në këtë sektor në një mekanizëm të vetëm dhe shpërndarjen aty ku është e nevojshme.
“Një nga çështjet kryesore që do të shohim do të jetë raporti mes kostos dhe përfitimit, duke pasur parasysh se Një nga orët e hapura në një gjimnaz të Tiranës Veliaj, dje me ambasadorin japonez sa lekë harxhohen për një vend pune në Shqipëri. Ne jemi munduar të grumbullojmë gjithë informacionin e nevojshëm të fondeve të ndryshme qeveritare apo të donatorëve, të fondeve për investime që jepen në vendin tonë, të investimeve që bën sektori privat dhe shtetëror, për të nxjerrë koeficientë të caktuar të lidhjeve dhe raporteve që krijohen midis investimit dhe vendit të punës. Bizneset duhet të përfshihen më shumë në çështjet që kanë të bëjnë me punësimin dhe edukimin e punësimit”, u shpreh Angjeli.
PANORAMA



