• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THE SUN”/ ​Irlandezi, bosi i trafikimit të 1 mijë shqiptarëve në SHBA e Kanada (DETAJET E REJA)
Home
Aktualitet
Kronikë

“THE SUN”/ ​Irlandezi, bosi i trafikimit të 1 mijë shqiptarëve në SHBA e Kanada (DETAJET E REJA)

24 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptaro-irlandez mendohet se është truri i superorganizatës kriminale që trafikoi mbi 1 mijë njerëz nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Lajmi mësohet nga gazeta britanike “The Sun”, ndërsa burimet nga policia shqiptare saktësojnë edhe detajet sesi të trafikuarit vidhnin identitetet. Truri i superoganizatës kriminale që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është një shqiptaro-irlandez.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shton ai është njëri prej 39 të arrestuarve në Shqipëri, gjatë megaoperacionit të koduar “One If By Land”, që u zhvillua para një jave.

Sipas “The Sun”, bosi i 7 grupeve kriminale më parë ka jetuar në Dublin. Ndërkaq, gazeta “Dailymail” shkruan se 9 në 10 shqiptarë të futur ilegalisht në Angli besohet se kanë përdorur pasaporta italiane, franceze dhe spanjolle të falsifikuara prodhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore të rrjetit të drejtuar prej shqiptaro irlandezit.
Sipas kësaj medie, rreth 750 persona mundën të futen ilegalisht në Angli pasi paguan anëtarët e këtij grupi kriminal, të cilët janë lënë në arrest me burg nga gjykata shqiptare. Nga ana tjetër, nga burimet policore mësohet se para se grupet kriminale kishin menduar dhe për estetikën e personave që kalonin në mënyrë ilegale drejt t SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Para se të kalonin kufirin pamja e tyre përshtatej në qendra estetike me foton e personave që kishin mbajtur më parë pasaportën me vizë ose që jetonin në vendet e BE-së. Në një rast rezulton se shtetasi me inicialet I.Z, ka udhëtuar drejt Bullgarisë me destinacionin final Amerikën.

Ai është kuruar për pamjen e jashtme për ti ngjarë sa më shumë shtetasit bullgar, të cilit i ishte marrë pasaporta. Nga hetimet rezulton se pjesa më e madhe e falsifikimeve të dokumenteve realizohej në një banesë të “Kodra e Diellit”, në Tiranë, në pronësi të çiftit Eno dhe Lirie Muçollari, që janë 2 prej 39 trafikantëve të arrestuar. Përveç tyre, në pranga kanë rënë edhe 5 policë, 4 kufitarë që nuk vepruan dhe 1 tjetër që dekonspiroi operacionin. Trafikantët mendohet se dërguan 1 mijë shqiptarë përmes 4 linjave që nisnin nga Shqipëria dhe pasi përshkruanin disa shtete të tjera përfundonin në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eva Murati i del krah Mustafa Nanos dhe ka dy fjalë për Ilda Bejlerin: ‘Ilda e kishte mundësinë të tregonte...’
Previous article Eh dashuria! Ja çfarë bëri Lindi, kur pa të fashuar Venerën pas operacionit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT