• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhafaj takohet me zv.drejtorin e FBI, kërkon një agjent me kohë të plotë në Shqipëri
Home
Shqipëri

Xhafaj takohet me zv.drejtorin e FBI, kërkon një agjent me kohë të plotë në Shqipëri

24 March, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ditën e tretë, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, SHBA, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj u takua në selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) me Zëvendësdrejtorin i FBI-së z.David L. Bowdich.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ekipi i Ministrisë dhe Policisë së Shtetit, që i shoqëron.

Duke i falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mirëpritjen, ministri Xhafaj theksoi rëndësinë dhe domethënien që ka bashkëpunimi me këtë Agjenci, sidomos me zyrën përfaqësuese në Sofje, Bullgari në përpjekjet e vendit tonë për forcimin e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër kriminalitetit.

Për më tepër, zbatimi i reformës në drejtësi, ngritja dhe fillimi i funksionimit të institucioneve të reja në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit rrisin rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojës me FBI-në.

Ministri i Brendshëm u shpreh se parimet, vlerat dhe standardet e FBI-së janë model dhe njëherësh inspirim për oficerët e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Përfaqësuesit e FBI-së u njohën me sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, terrorizmit, por dhe nevojës për forcimin e integritetit, standardeve dhe kulturës së punës së organizatës së Policisë.

Një sërë dokumentesh analitikë dhe informues mbi luftën kundër krimit të organizuar, drogave përfshi kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, korrupsionin, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm u ndanë me përfaqësuesit e lartë të FBI, për t’i njohur jo vetëm me rezultatet e deritanishme, por dhe nevojat më të rëndësishme për mbështetje dhe asistencë.

Në këtë takim, u parashtrua kërkesa e Ministrit të Brendshëm për shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI-ja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar.

Zëvendësdrejtori i FBI-së, z.Bowdich deklaroi së pari se Shqipëria nuk është si vendet e shumta që ai ka parë gjatë përvojës së konsiderueshme, ku konstatohen probleme të theksuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për më tepër, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për reformimin e Policisë dhe veçanërisht procesin e Vetting-ut, z.Bowdich konstatoi se vlerat dhe standardet, mbi të cilat mbështeten këto reforma reflektojnë ato të ndjekura nga FBI.

Ai shpjegoi gjerësisht si realizohet procesi i shqyrtimit të aplikimeve, hetimit të background-it dhe aseteve, testimit dhe deri në fazën e nënshtrimit ndaj poligrafit.

Ky proces aplikohet periodikisht, çdo 5 vjet. Duke marrë parasysh kohën, energjitë, burimet njerëzore dhe financiare që kërkon procesi i verifikimit të integritetit të çdo punonjësi, z.Bowdich vlerësoi nismën e Ministrit të Brendshëm për Vetting-un në Polici, si një kontribut të çmuar për përmirësimin e kulturës së organizatës policore në Shqipëri.

Në përgjigje të interesit të z.Bowdich u diskutua mbi fenomenin e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, reagimin e publikut ndaj rasteve të korrupsionit dhe sidomos ndaj korrupsionit në nivele të larta, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë të goditjes së fenomenit të pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta dhe të mesme.

Lidhur me kërkesën e paraqitur nga ministri Xhafaj, zëvendësdrejtori i FBI-së u shpreh se e sheh kërkesën pozitivisht dhe do ta diskutojë për të vlerësuar mundësitë konkrete të realizimit të saj.

Në përfundim, ministri i Brendshëm e ftoi z.Bowdich të vizitonte Tiranën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Le Petit Parisien: Krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli kundër kufirit me Malin e Zi
Previous article Vendos goli i Marash Kumbullës, Shqipëria U-19 i merr fitoren Kazakistanit

k.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati... Politikë

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT