• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E FIERIT/ I arrestuari i plagosur HESHT dhe nuk pranon të dëshmojë… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJA E FIERIT/ I arrestuari i plagosur HESHT dhe nuk pranon të dëshmojë… (VIDEO)

24 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Familja Muça, e cila u tentua të grabitej nga 4 persona orët e para të mëngjesit të së premtes ka një djalë që jeton prej vitesh në Meksikë. Pikërisht ky fakt dyshohet se ka shtyrë grabitësit të hynin në banesë, pasi kanë pasur informacione se dy pensionistët mund të kishin para kesh në shtëpi.

Sipas të dhënave të policisë, të siguruara në rrugë operative, Minella Muça mund të kishte në shtëpi shuma të konsiderueshme parash në valutë, por pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte e vërtetë. Hetuesit besojnë se grabitësit e kanë vëzhguar prej kohësh familjen.

Arben Muça, i arrestuari i vetëm për tentativën e grabitjes, pasi mbeti i plagosur në këmbë, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. 33-vjeçari është marrë në pyetje në spitalin e Fierit, por nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm që mund të çojë në arrestimin e dy personave të tjerë, që morën pjesë në grabitje.

Në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Ardi Muça dhe një person tjetër, të cilët morën pjesë në grabitjen e dështuar. Ai dyshohet se është banues në Fier dhe njohës i mirë i lagjes “29 Nëntori” ku ndodhi grabitja. Në këtë ngjarje, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësve, mbeti i vdekur 20-vjeçari nga Elbasani, Xhuljan Sollaku, njeri prej grabitësve.

Ndërsa veprimet e para hetimore të Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, ka rezultuar se policia ka reaguar sipas procedurave që parashikon ligji, duke iu përgjigjur grabitësve me zjarr pasi i kishin qëlluar ata më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Genta Gjalpi paralajmëron dasmën, por bën premtimin e çuditshëm: Nuse seksi do të... (FOTO)
Previous article Chelsea, kthen sytë nga Gareth Bale/ Anglezët gati të marrin shërbimet e Uellsianit

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT