Falkone, emri i famshëm i antimafias italiane, duket se po i vjen në ndihmë edhe këtë radhë hetuesve shqiptarë për të shkuar tek rrënjët e ngjarjes që ndodhi në Fier në tentativën për të grabitur një familje, ku nga përplasja e mëpasme me policinë njëri prej grabitësve u vra, ndërsa një tjetër është plagosur. Mësimi i Falkones është: Nëse kërkon të kapësh autorët dhe ti dënosh ata, ndiq gjurmët e parave të tyre.
Në këtë rast hetuesit po ndjekin gjurmët e atij/ atyre që mund të kenë orientuar bandën e grabitësve drejt familjes së Minella Muçit. Anëtarët e bandës së grabitësve njihen, pavarësisht se njëri prej tyre ndodhet ende në arrati, ndaj po kërkohet diçka tjetër shumë e rëndësishme për hetimin. Një hetim që pritet të çojë tek thelbi i çështjes, nisur nga paratë. Sepse besohet se është një person që ka patur një informacion tepër kofidencial që besohet se është edhe shkaku i gjithë historisë.
Besohet se kjo ka lidhje me faktin, se djali i kryefamiljarit që u vu në shënjestër, prej vitesh jeton në Meksikë dhe në rrugë operative policia ka mësuar se ai herë pas here sjell shuma parash që i tërheqin familjarët e tij në Fier.
Tri janë pistat ku po hetohet nisur nga parimi i Falkones:
Së pari, tek agjensitë e transfertave të parave me jashtë, prej nga ku mund të jetë bërë spiunimi i faktit dhe i familjes- objektiv.
Së dyti, ndonjë pjestar i brendshëm i familjes që në rrugë direkte ose të tërthortë kanë qenë në dijeni të faktit.
E treta, rrethi shumë i ngushtë shoqëror i djalit të familjes Muçi në Meksikë që mund të ketë qenë në dijeni të veprimeve të tij.
Gjithësesi fakt është që policia pas tentativës së dështuar për grabitje, nuk ka gjetur shuma parashë apo sendesh me vlerë. Çka tregon se ose grabitësit e kanë patur informacionin gabim, ose familjarët e djalit në Meksikë thjeshtë i tërheqin paratë dhe i largojnë ose në një vend të sigurtë si psh bankë, ose thjeshtë ata ia çojnë ato njerëzve të tjerë sipas udhëzimeve e porosive të djalit të tyre.
Por e gjitha kjo nuk është më e rëndësishmja në këtë histori. Kryesore mbetet kapja dhe dënimi i të gjithë pjestarëve të bandës dhe gjetja e “kallauzit” që i dërgooi ata atje.
Një ngjarje e rëndë si nëpër filma ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.
Si ndodhi ngjarja:
Sollaku, së bashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.
Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje.
Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.
Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.
Informacionet e para: Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë autorët e tjerë, që dyshohen se janë dy.
Sot: Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Mucës në Fier, dyshohet se kishin bashkëpunuar prej kohesh me njeri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se ka dyshime që të paktën një prej tyre është nga Fieri, i cili ka orientuar shokët e tij se në banesën e Minella Muçes mund të këtë pasur një sasi të konsiderueshme parash.
Dyshimet që ngrihen janë të shumta pasi ngjarja duket sikur nuk përputhet.
E para, përse shkuan pikërisht tek ajo banesë? Duket se grabitësit kishin informacione se djali i tyre që jeton jashtë mund të kishte bërë një dërgese parash.
Por përfundimi rezulton se në shtëpi nuk kishte as para as sende me vlerë. Që do të thotë se ose dërgesa është vonuar, ose informacioni ka qënë i pasaktë, ose e gjitha ka qënë një kurth.
Informacionet bëjnë me dije se djali i Minellës jeton në Meksikë dhe dyshohet se mund të jetë përfshirë atje në aktivitete më shumë para.
E dyta, si është e mundur që duke qënë nga qytete të ndryshme të ishin një grup? E si rrjedhojë, të grabisnin qytete të ndryshme.
Hetuesit kane ngritur dyshimet se grabitësit bashkëpunonin gjithmonë me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjet, gjë që e bën ngjarjen akoma më të dyhimtë.
Kush ishte Xhuljano Sollaku, mbeti i vrarë gjatë grabitjes:
Xhuljano Sollaku është i riu 20-vjeçar që mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë gjatë natës së djeshme në tentativë për grabitje në Fier.
Xhuljano ishte rritur pa prindërit e tij. Prej vitesh jetonte me gjyshen dhe punonte në një lavazh pranë shtëpisë.