• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Deti po përpin malin Etna në Siçili”, njihuni me studimin mahnitës të shkencëtarëve britanikë
Home
Jetë

“Deti po përpin malin Etna në Siçili”, njihuni me studimin mahnitës të shkencëtarëve britanikë

24 March, 2018 Redaktor2 Jetë

Ai është një nga vullkanet më aktivë të Europës, ndodhet në Jug të Italisë, por duket se “po e përpin” pak nga pak deti.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se i gjithë mali i Etnës, që ndodhet në lindje të ishullit të Siçilisë në Itali, por zhvendoset drejt Mesdheut me një normë prej 14 mm në vit.

Ekipi studiues i udhëhequr nga britanikët thekson më tej se situata kërkon një monitorim të kujdesshëm, pasi mund të sjellë rritjen e rreziqeve nga Etna në të ardhmen.

Gjetjet e tij, grupi i ka publikuar në revistën “Buletini i Vullkanologjisë”.

“Nuk besoj se ka arsye për të dhënë alarmin për momentin, por kemi të bëjmë me diçka për të cilën duhet të mbajmë sytë hapur, veçanërisht për të parë nëse do të ketë ndonjë përshpejtim të kësaj lëvizjeje”, thotë autori kryesor i studimit, Dr. John Murray, për BBC-në.

Gjeologu i “Open University” ka kaluar thuajse gjysmëshekulli duke studiuar vullkanin më të madh të Europës. Gjatë kësaj kohe, ai kishte krijuar një rrjet stacionesh “GPS” të precizionit të lartë përreth malit, për të monitoruar sjelljen e tij.

Ky lloj instrumenti është i ndjeshëm edhe ndaj ndryshimeve milimetrike sa i përket konit vullkanik. E pas grumbullimit të të dhënave për 11 vite, tashmë është e qartë – thotë ai, – se mali po rrëshqet drejt lindjes dhe juglindjes, ose thënë ndryshe drejt qytetit bregdetar të Giarres, rreth 15 km më larg.

Etna, në thelb, po rrëshqet drejt një shpati të butë me 1-3 gradë. Kjo ndodh sepse mali ndodhet mbi një bazë sedimentesh të dobëta.

Dr. Murray dhe kolegët e tij theksojnë gjithsesi se një sjellje e tij është e rrallë dhe mund të marrë disa shekuj, ndoshta edhe mijëra vite, për të avancuar drejt një faze kritike.(tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy meshkuj dhe një femër/ Kush janë BOSAT e drogës nga FIERI. Si u arrestuan në flagrancë, 27-vjeçarja...(FOTO)
Previous article Arsenal armësh në banesë, kush është i riu nga Shijaku i arrestuar sot (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT