• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Ja ka fshehur Kryemadhit, shkresa që fundos Xhikën për rrugën e Gjinarit
Home
Shqipëri

FAKSIMILE/ Ja ka fshehur Kryemadhit, shkresa që fundos Xhikën për rrugën e Gjinarit

23 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Në tentativë për ta mbrojtur, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” ka fundosur ish-Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.

“Arrestimi i Dashamir Xhikës për rrugën e Gjinarit është për një akuzë rreth një tenderi të vitit 2011 kur ai nuk ishte fare aty. Rruga edhe sot e kësaj dite nuk është marrë në dorëzim. Xhika ka firmosur 60 mijë euro sepse rruga ishte shembur dhe nuk kishin buxhet. Me vendim të Këshillit Teknik që drejtohej nga ky Qendro është marrë vendimi. Sot e kësaj dite, kompania që ka patur tenderin ka të bllokuar garancinë bankare 250 milion lekë. Rruga e Gjinarit ka shërbyer si gjobë ndaj Xhikës për ti dhënë tenderat firmave të tjera”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Duket se Xhika nuk i ka treguar Kryemadhit të gjitha letrat ose së paku Kryemadhi nuk ka qenë në gjendje që të arrijë të kuptojë e lexojë letrat.

Burime të rezervuara nga grupi i hetimit të kësaj dosjeje sqaruan se në fakt Dashamir Xhika ndodhet në burg për shkak të një shkeljeje të cilën Kryemadhi nuk ka patur ndoshta kapacitetin ta kuptojë.

Punimet për objektin “Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit” janë kryer sipas kontratës nga bashkimi i shoqërive “Arifaj” dhe “Vëllezërit Hysa”.  Po sipas kontratës, raporti i punës  që do kryenin shoqëritë ishin përkatësisht 90% “Arifaj” dhe 10% “Vëllezërit Hysa”.

 

Por çfarë ndodh në fakt? Firma “Vëllezërit Hysa” tenton të futet në garë për tenderin e një tjetër objekti, atë të rrugës Elbasan-Cërrik. Kusht për tu konsideruar oferta ishte eksperienca e mëparshme në punë të ngjashme por me vlerë të konsiderueshme punimesh. Duke qenë se me 10% të punëve të kontratës së rrugës së Gjinarit, firma “Vëllezërit Hysa” nuk arrinte të dilte me sukses në pretendimin për të marrë këtë tender të dytë ka thërritur në ndihmë drejtuesin e ARRSH-së në atë kohë Dashamir Xhika.

Shkresa bashkëlidhur mban numrin e protokollit Nr.3973 dhe është firmosur në 8 Majin e vitit 2015 nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika. Shkresa në formën e një Vërtetimi Punimesh i drejtohet shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. Në të thuhet se “vërtetojmë se punimet për objektin ‘Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit’ janë kryer nga operatori ekonomik ‘Vëllezërit Hysa sh.p.k’në masën 93.39% mbështetur në aktmarrëveshjen marrëveshjen Nr.2982 Rep, Nr.1312 Kol, datë 11.05.2010.”.

 

Pra, ndonëse në kontratë rezulton se raporti mes dy shoqërive ka qenë përmbys, në shkresën e Xhikës të lëshuar shoqërisë “Vëllezërit Hysa” është pranuar se 93,39% të punimeve i ka kryer shoqëria në fjalë. Me këtë vërtetim, shoqëria “Vëllezërit Hysa” ka hyrë në garën e tenderit të rrugës “Elbasan-Cërrik” dhe më pas është klasifikuar si fituese. Prokuroria në këtë rast dyshon se Xhika ka lëshuar një dokument të pavërtetë në formë vërtetimi për të favorizuar një kompani duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në tenderin e zhvilluar më pas në rrugën Elbasan-Cërrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) 10 spanjollët që shkëlqyen, por s'u thirrën kurrë në Kombëtare
Previous article Xhemajli shënon super gol kundër Greqisë

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT