• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN FAKTET E REJA/ Detaji i fatit shmangu grabitjen e FIERIT. Ekzekutimi nga policia që zbuloi të vërtetën tronditëse të hajdutëve
Home
Sociale

DALIN FAKTET E REJA/ Detaji i fatit shmangu grabitjen e FIERIT. Ekzekutimi nga policia që zbuloi të vërtetën tronditëse të hajdutëve

23 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ngjarje e rëndë si nëpër filma ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.

Çfarë ndodhi: Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë autorët e tjerë, që dyshohen se janë dy.

Arben Muçi, rreth 35 vjeç,mbeti i plagosur  dhe ndodhet në spital, ndërsa nuk ka lidhje me pronarët e banesës, që është tentuar të vidhet.

E zonja e shtëpisë rrëfen tmerrin: “Na shpëtoi llozi mbrapa derës”
Gruaja e Minella Muçit deklaroi se i ka shpëtuar llozi i derës.“Na shpëtoi llozi që kishim vënë mbrapa derës”.Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve u ekzekutua njëri nga autorët dhe u plagos shtetasi Arben Muçi, ndërsa u larguan dy të tjerë. Autorët me maska dhe armë tentuan të grabisnin banesën e shtetasit Minella Muçi. Kjo duket te ketë qenë edhe detaji i “fatit”, që shmangu grabitjen e Fierit.
Pamjet e para nga vendi i ngjarjes në lagjen ’29 Nëntori’, në Fier, ku shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve ndodhi para pallatit që po iu sjellim më poshtë në foto, i cili është rrethuar me shirita nga policia.
(Pamje nga vendi ku ndodhi përplasja me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve, banesa që u tentua të grabitej)
Kush është Xhuljano Sollaku, 20-vjeçari që mbeti viktimë
Xhuljano Sollaku, 20-vjeçari që mbeti i vrarë pas një tentative grabitjeje në Fier, ku autorët hapën zjarr ndaj policisë, nuk është një emër i panjohur për blutë e Elbasanit. Djali i vetëm i familjes Sallaku nga Katundi i Ri jetonte prej kohësh në Shqipëri, ndërsa motrën e kishte të martuar. Ndërkohë nëna dhe babai ishin emigrant në Greqi.Bazuar tek burimet policore, i riu dyshohet se ka qenë autor i një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh. Sakaq, kishte në pronësi edhe një lavazh makinash. Po ashtu mësohet se ai ishte larguar nga banesa në mesnatë, e më pas ishin nisur për në Fier, atje ku do të kryente edhe grabitjen, bashkë me 3 persona të tjera. Pavarësisht planit të tyre, ata u zunë në pritë nga policia, ndërsa hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.Aktualisht prindërit e viktimës nuk ndodhen në Elbasan, ndërsa mësohet se janë nisur nga Greqia, atje ku jetojnë prej vitesh. Po ashtu ‘mësohet se edhe babai i viktimës, është person me precedent penal, pasi ka kryer një dënim për grabitje jashtë vendit. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur një nga autorët, Arben Muça, 37 vjeç, banues në Durrës.
Si e morën vesh familjarët e viktimës lajmin e hidhur
Familjarët e 20-vjeçarit Xhuljano Sollaku kanë marrë vesh lajmin e kobshëm për vdekjen e tij. Njëri prje të afërmve të viktimës nuk e ka përballuar dot lajmin e hidhur dhe ka rënë në gjunjë në mes të rrugës.Dhimbja e lotët kane ‘pushtuar’ familjen e 20-vjeçarit, i cili u ekzekutua pas një shkëmbimi zjarri me policinë, në tentativë për të grabitur banesën e çiftit Muçi.https://youtu.be/vBLpvaGKyHA

Xhaxhai tërheq trupin e nipit nga morgu i Fierit

Njoftimi i plotë i policisë
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.  Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tentoi të mashtronte policinë, gjobë rekord për futbollistin e blerë nga Liverpool
Previous article Rashica: Stërvitjet në Bundesligë, si ndeshjet në Holandë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT