• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I TOKAVE NË LEZHË/ Si e regjistroi pronën shtetërore futbollisti i “Vllaznisë” së Shkodrës
Home
Sociale

SKANDALI I TOKAVE NË LEZHË/ Si e regjistroi pronën shtetërore futbollisti i “Vllaznisë” së Shkodrës

23 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pjesë e dosjes së tjetërsimit të pronave në Shëngjin të Lezhës, është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malotaj.
Sipas vendimit të Gjykatës, që ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për Malotajn, ky i fundit rezulton të ketë regjistruar 3300 metër katrorë tokë në zonën e Ishull Shëngjin, te Mali i Rencit. Kjo pasuri shtetërore e llojit ranishte rezulton të jetë tjetërsuar dhe është kthyer në “arë”. Në këtë formë është regjistruar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë, pasi është firmosur e vulosur nga kryebashkiaku Fran Frrokaj.

“ZVRPP Lezhë me urdhër të regjistruesit ka miratuar urdhrin për ndarjen e pasurisë 1003/A, më pas është nxjerrë urdhri për korrigjimin e kësaj pasurie në emër të shtetasit Renato Malotaj. Më pas, është nxjerrë urdhri për regjistrimin e kësaj pasurie në emër të shtetasit Renato Malotaj. Kërkesa për regjistrimin e kësaj pasurie është pranuar nga juristi i ZVRPP Lezhë, Ermando Jakaj.

Më pas, nga shtetasi Renato Malotaj janë kryer veprime juridike të ndryshme për kalimin e pronësisë të pasurisë së mësipërme shtetasve të tjerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Malotaj vijon të jetë person në kërkim, me masën “arrest me burg” që ende nuk është ekzekutuar nga Policia.

REGJISTRIMI I PRONES SE MALOTAJT

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, gjatë hetimeve ka rezultuar se më datë 16.08.2017 Bashkia Lezhë ka dërguar dokumentacionin për regjistrimin e pasurisë në emër të shtetasit Renato Zef Malotaj.

Më datë 17.08.2017 shtetasi Renato Malotaj ka aplikuar për regjistrimin e pasurisë nr 1003/A. Më datë 18.08.2017 ZVRPP Lezhë, i ka kërkuar Bashkisë Lezhë konfirmim të dokumentacionit të paraqitur prej saj, pasi gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit për regjistrimin është evidentuar se AMTP me nr 9266 datë 11.02.2002, në emër të Renato Malotaj, nuk është administruar më parë nga kjo zyrë. Po ashtu, nga shqyrtimi i dokumentacionit ka rezultuar se pasuria me nr 1003/A, është pasuri e llojit ‘ranishte’, me pronar ‘shtet’. Në përgjigje të kërkesës për konfirmim të ZVRPP Lezhë, nga Bashkia Lezhë, me shkresë nr.7419/2, datë 21.08.2017 e nënshkruar dhe vulosur nga kryetari Fran Frrokaj është konfirmuar se lloji i pasurisë nr. 1003/A është tokë ‘arë’.

Si dhe vendimi nr.2/1, datë 27.05.2002 dhe norma për frymë, në fshatin Mali i Rencit dhe fshatin Ishull Shëngjin, është 3300 metër katrorë, pasi kjo tokë nuk ka sistem vaditjeje dhe kjo familje është trajtuar me tokë nga Komisioni i Tokës, në zbatim të VKM nr. 255, datë 02.08.1991, pika 5, duke konvertuar tokën nën ujë dhe mbi ujë, me koeficientin nga 1 në 1.5, deri në 2 dynym për frymë. Lidhur me kërkesën e shtetasit Renato Malotaj për regjistrimin e pasurisë mbi bazën e dokumentacionit të ardhur nga ZVRPP Lezhë, me shkresë nr.6896/2, datë 18.08.2017, i është drejtuar me kërkesë për konfirmim Këshillit të Qarkut Lezhë.

Në këtë shkresë evidentohet se pas verifikimeve të dokumentacionit dhe kartelës përkatëse të pasurisë në ZVRRPP Lezhë, kjo pasuri është e regjistruar ‘ranishte’. Në këto rrethana, ZVRPP Lezhë i ka kërkuar Këshillit të Qarkut Lezhë të konfirmojë gjendjen juridike, të datës 01.08.1991, të llojit të pasurisë nr.1003/A, të zonës kadastrale nr.2568. Këshilli i Qarkut Lezhë me shkresë me datë 10.07.2017 të nënshkruar dhe vulosur nga kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, ka evidentuar se parcela me nr 1003/A fshati mali i Rencit, është me zërin kadastral tokë ‘arë’.

ZVRPP Lezhë me urdhër të regjistruesit Artan Djala ka miratuar urdhrin për ndarjen e pasurisë 1003/A, më pas, është nxjerrë urdhri për korrigjimin e kësaj pasurie në emër të shtetasit Renato Malotaj. Më pas, është nxjerrë urdhri për regjistrimin e kësaj pasurie në emër të shtetasit Renato Malotaj.

Kërkesa për regjistrimin e kësaj pasurie është pranuar nga juristi i ZVRPP Lezhë, Ermando Jakaj. Më pas, nga shtetasi Renato Malotaj janë kryer veprime juridike të ndryshme për kalimin e pronësisë të pasurisë së mësipërme shtetasve të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tolga shkruan shqip, i bën gruas publicitet te 1,4 milionë fansat e tij (FOTO)
Previous article Marina Vjollca publikon videon, fansat kanë një kërkesë të veçantë për të (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT