• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Trafiku i emigrantëve, hetim pasuror për 39 të arrestuarit. Në sitë janë vënë…
Home
Aktualitet
Kronikë

Trafiku i emigrantëve, hetim pasuror për 39 të arrestuarit. Në sitë janë vënë…

23 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për 39 të arrestuarit për trafik klandestinësh, që u arrestuan në megaoperacionin e së shtunës së kaluar.

Kështu, krahas procedimit penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 39 të arrestuarit po u nënshtrohen edhe verifikimeve pasurore nga organi i akuzës. Në sitë janë vendosur llogaritë e tyre bankare, ku Prokuroria ka dërguar shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë e të akuzuarve.

Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tyre. Këto pasuri do të sekuestrohen nga Prokuroria nëse ka dyshime se janë vënë me para të ardhura nga trafiku i klandestinëve.

Gjithashtu, janë duke u transkriptuar të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupeve në aplikacionin “Whatsapp”. Ka dyshime të forta se koordinimi i trafikut bëhej përmes komunikimeve në këtë aplikacion.

Sipas dosjes hetimore, 39 të arrestuarit ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore. Kështu, krerët e grupeve ishin Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku.

Këta të pestë kishin rolet organizative të grupeve që trafikonin klandestinë, kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe janë mbikëqyrur nga autoritetet. Sipas burimeve, shumat që paguanin emigrantët për kalimin e kufijve silleshin nga 7 mijë dollarë deri në 12 mijë dollarë, në varësi të shtetit ku kërkonin të shkonin.

Fillimisht, të akuzuarit siguronin pasaporta të huaja, të cilat falsifikoheshin përmes një punishteje të jashtëligjshme që ndodhej te zona e “Kodrës së Diellit”. Më pas, këto pasaporta u jepeshin të interesuarve, të cilët pasi merrnin edhe biletat e udhëtimit në agjencitë përkatëse dhe pasi kryenin pagesat, niseshin për në destinacion. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacionin final. Hyrjedaljet e shpeshta të tyre të pasqyruara në sistemin TIMS i kanë nxjerrë zbuluar.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunonin edhe me shtetas të huaj, kryesisht bullgarë, të cilët prisnin dhe sistemonin emigrantët në vendet transite. Hetimet për këto grupe vazhdojnë ende, pasi dyshohet se pjesëtarët janë edhe më shumë. Tri linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuarit për emigrantët e paligjshëm.

Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria, drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHB. E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA. Linja e tretë që përdorej nga trafikantët, ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacion në Amerikë./ PANORAMA

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lojtari i Barcelonës fut në sherr Liverpool dhe Milan
Previous article FOTO+DETAJE/ Grabitës serial, kush është i riu nga Elbasani që u vra sot në Fier, familja e tij dhe e motra…

Redaktor2

Postime të ngjashme

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama Aktualitet

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi Aktualitet

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT