Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fierit natën e kaluar ku katër person të identifikuar tashmë tentuan të grabisin një banesë në të cilën jetonin dy të moshuar Minella Muça dhe Elsa Muça.
Por jo gjithçka shkoi sipas planeve të grabitësve pasi njëri prej tyre (JULJAN SOLLAKU vetëm 20 vjeç nga Elbasani përfundoi i vdekur).
(ARBEN MUÇa 37-vjeç nga Puka, banues në Durrës) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Vëllai i tij (ARDI MUÇA nga Puka banues në Durrës) i arratisur gjatë përplasjes në kërkim nga policiadhe kunati i këtyre dy të fundit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur gjithashtu në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.
Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.
Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.
Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.
Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
AlpeNews.al