Por, në prapaskenë mund të kemi të bëjmë me një ngjarje edhe më të rëndë dhe më skandaloze: Përdorimin e Prokurorisë së Përgjithshme për hakmarrje personale.
Një burim i tha atëherë gazetës “Tema” se në këtë rast kemi të bëjmë me një luftë biznesmenësh, ndërmjet ortakëve Namik Sadiku dhe Oliver Ushina. Ky i fundit është kunati i krahut të djathtë të Adriatik Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashit. Dhe duket se tre gjyqtarët e Durrësit janë bërë “kokë turku”, pikërisht për t’u hakmarrë ndaj biznesmenit Sadiku.
“Këta gjyqtarët mund të jenë edhe plehra, siç janë këta në përgjithësi. Por biznesmeni Oliver Ushina po i bën gropën ortakut të vet Sadiku nëpërmjet Rovena Gashit, drejtuese në Prokurorinë e Përgjithshme dhe personi që çon letër porositë jashtë për të verifikuar lëvizjet e gjyqtarëve. Ajo është kunata e Oliver Ushinës, i cili është martuar me motrën e saj, gjykatëse gjithashtu.
Ndërkohë, burri i Rovena Gashit është famëkeqi Dritan Gina, prokuror deri para pak muajsh në Prokurorinë e Durrësit, pra Prokuroria që ka pranuar kallëzim nga Oliver Ushina, dhe tani drejtues në Elbasan. Ai është edhe kushëri i parë i Denis Ginës, mafiozit që u ekzekutua me antitank në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para shumë vitesh.
Çifti Rovena Gashi dhe Dritan Gina kanë një apartament pikërisht në pallatin, objekt i konfliktit mes dy biznesmenëve, dhe Oliver Ushina shërben si mburojë për pronat e këtij çifti (Gina-Gashi), duke i mbajtur pronat e tyre në emrin e tij. Kjo është drejtësia jonë. Zoti Ushina ka gruan gjykatëse, kunatën drejtuese në Prokurorinë e Përgjithshme dhe burrin e kunatës, drejtues Prokurorie. Kësaj i thonë të shfrytëzosh postin për pronat e tua”, thotë burimi i gazetës Tema.
Vetë Sadiku i qendron këtij version, por pa dhënë emra. Ai e cilëson kallëzimin kundër tij një fabrikim të ish-ortakut Ushina (kunati i Rovena Gashit), të mbështetur nga lidhjet e tij të ngushta familjare në Gjykatën e Durrësit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. As Ushina dhe as Rovena Gashi nuk folën për këtë rast, megjithëse Nr. 2 i Prokurorisë së Përgjithshme e kishte për detyrim që të dilte dhe të sqaronte të vërtetën, pasi kjo ishte dhe është edhe sot e kësaj dite. një akuzë shumë e rëndë.
Për Rovena Gashin, sëfundi po përgatitet një padi në lidhje me këtë rast, nën akuzën e shërdorimit të detyrës.
Përgatiti: Alpenews.al


