• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Patozi kujton 22 marsin dhe THUMBON Bashën: Mund ta ndërrojmë edhe me 18 majin që t’i…
Home
Shqipëri

Patozi kujton 22 marsin dhe THUMBON Bashën: Mund ta ndërrojmë edhe me 18 majin që t’i…

22 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka kujtuar në mënyrën e saj 22 marsin e vitit 92’ si ditën që shënoi zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.

Ai tha se nëse duam vërtet të tregojmë respekt për historinë tonë, duhet të ndahemi me guxim e me vendosmëri nga të gjitha përgjegjësitë dhe fajet e rënda duke cilësuar edhe një herë se situata në PD është kritike.

“Kohët kanë ndryshuar, aq për keq sa, jo vetëm nuk duket ndonjë shpresë në horizont për të ardhmen, por për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare po bëhet përherë e më e vështirë t’i gëzohet madje edhe lavdisë së të shkuarës”, tha Patozi.

Postimi i plotë:

QË 22 MARSI TË MOS JETË VETËM DITA E SULLTAN NEVRUZIT

Sot e mora veten më të mirë, hëngra hashure, dhe e konsiderova një ditë të zakonshme feste, megjithëse nuk jam bektashi.

Për të gjithë nostalgjikët dhe demokratët e tjerë, që u shkëlqejnë sytë sa herë vjen kjo ditë, falenderova Zotin që nuk doli ndonjë “trim” i Republikës së Re, që të kishte kërkuar ndryshimin e saj, ashtu siç bënë me 20 shkurtin.

Fjala vjen, 22 marsin mund ta ndërronin me 18 majin, edhe pse festën e Sulltan Nevruzit nuk do ta lëviznin dot, që t’i shkonte nga mbrapa fantazisë së tyre.

Kohët kanë ndryshuar, aq për keq sa, jo vetëm nuk duket ndonjë shpresë në horizont për të ardhmen, por për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare po bëhet përherë e më e vështirë t’i gëzohet madje edhe lavdisë së të shkuarës.

Dhe mendova se të gjithë ata që e konsiderojnë 22 marsin, jo thjesht si ditën e shënuar për besimin bektashian, nuk mjafton vetëm që ta kujtojnë atë me krenari dhe patetizëm.

Nëse duam vërtet të tregojmë respekt për historinë tonë, duhet të ndahemi me guxim e me vendosmëri nga të gjitha përgjegjësitë dhe fajet e rënda, që na çuan në këtë katandisje të paimagjinueshme, jo vetëm elektorale.

Por mbi të gjitha, nëse duam vërtetë të rikthehemi sërish edhe një herë, si shpëtimi dhe shpresa e vetme për Shqipërinë, duhet të flakim tutje të gjitha veset dhe paudhësitë, jo vetëm politike, që na kanë çuar me vite larg nga 22 marsi i vitit 1992.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Itali-Argjentinë, ky është rezultati që mungon prej 36 vitesh
Previous article Ibrahimovic zyrtarizon LARGIMIN: Gjërat e mira vijnë drejt fundit... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT