• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DINAMIKA: “Fast & Furious” në Burrel, versioni tjetër i aksidentit me dy të vdekur (FOTOT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET DINAMIKA: “Fast & Furious” në Burrel, versioni tjetër i aksidentit me dy të vdekur (FOTOT)

22 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Banorë të fshatit Muzhak në Burrel japin një version tjetër nga ai paraprak i Policisë për aksidentin e djeshëm që mori jetën e dy djemve. Dy viktimat janë Gentian Hani, 29 vjeç dhe Alfred Balla, 35 vjeç, babai i dy fëmijëve të mitur. Ndërsa një 17-vjeçar me iniciale A.H. mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua dje drejt Tiranës pas aksidentit për mjekim të specializuar.

Një 15-vjeçar me iniciale Xh.N. u arrestua si shoferi i makinës të përfshirë në aksidentin vdekjeprurës.

Dinamika

Banorë të zonës thanë  se 15-vjeçari dyshohet se kishte vendosur një bast me një tjetër person dhe po zhvillonte një garë shpejtësie me makina. Në një moment, automjeti që drejtohej nga adoleshenti ka përplasur dy motoçikleta e më pas një bordurë.

ImageVendi ku u përplasën motoçikletat

“Ka fluturuar makina 4-5 metra në ajër”, tregon vazhdimësinë e aksidentit një banor, i cili shprehet se e ka parë skenën e incidentit.

ImageBordura ku u përplas makina pasi u aksidentua me motoçikletat

Më pas, ka aksidentuar dy personat që po qëndronin në këmbë pranë bordurës anë rrugës, vijon rrëfimi.

 

Një nga drejtuesit e dy motorave të përfshirë në aksident, edhe pse pësoi lëndime u largua nga vendngjarja, ndërsa tjetri, djali 17 vjeç u plagos rëndë. Ai u gjet nga policia në një kanal më shumë se 1 orë pas aksidentit, thotë banori.

ImageKanali ku u gjet 17-vjeçari

Ndërkohë, dy personat e tjerë që ishin në këmbë pranë bordurës anë rrugës mbetën të vdekur: Gentian Hani dhe Alfred Balla.

Në makinën të cilën e drejtonte 15-vjeçari ishin edhe tre persona të tjerë, sipas të njëjtave burime. “Makina ndaloi disa metra më pas dhe nga ajo zbritën katër persona”, tregon më pas banori.

ImageVendi ku ndaloi makina pas aksidentit

Orari

Një tjetër pikë që nuk përputhet në dy versionet e treguara nga të afërm të vikamave dhe policisë është edhe orari kur ndodhi aksidenti.

Sipas njoftimit paraprak të bluve të Dibrës, aksidenti ndodhi rreth orës 19, ndërsa banorë të fshatit Muzhak thonë se ndodhi rreth orës 18.

“Është njoftuar Policia në orën 6 e 10 dhe ka ardhur në 19:10 edhe pse me makinë është 5 minuta larg, ndërsa ambulanca ka ardhur në 19:20”, shprehet një prej tyre.

Njoftimi paraprak i Policisë lidhur me aksidentin

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe një motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet  është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona gati të largojë 6 futbollistë këtë verë
Previous article Kërcënojnë Noizyn: ''Mas Feros e ke radhën ti''! Reperi i kthen përgjigje menjëherë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT