• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Dritë jeshile”/ Trump dhe Kim-Jong-un do të takohen për një marrëveshje historike
Home
Nderkombetare

“Dritë jeshile”/ Trump dhe Kim-Jong-un do të takohen për një marrëveshje historike

22 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Vendimi i papritur i Presidentit Donald Trump për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pa përgatitur një kuadër paraprak, mund të rezultojë me një marrëveshje historike, për të cilën do të zhvillohet një proces i gjatë negocimi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul, Brian Padden, njofton se rezultati më i mirë i mundshëm diplomatik do të ishte arritja e një marrëveshjeje për përkufizimin e procesit të eliminimit të armëve bërthamore, shkruan VOA.

Gatishmëria e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un për të biseduar rreth dhënies fund të programit të armëve bërthamore të vendit të tij, siç u paraqit nga të dërguarit e Koresë së Jugut, shërben si bazë për takimet e ardhshme mes Kim Jong Unit, Presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, gjatë një konference në Seul, analistët për Korenë e Veriut vunë në dukje se udhëheqja e Phenianit përdor një tjetër terminologji për eliminimin e armëve bërthamore, e cila ka disa kuptime.

“Ata përdorin fjalët ‘mbyllje’, ‘ngrirje’, ‘pezullim’, ‘mbulim’ apo ‘çaktivizim’ për të njëjtën fjalë koreane – godon joongdan”, thotë Han Young-Sup, i Universitetit Korean për Mbrojtjen Kombëtare.

Mendohet se Kim Jong Uni do të binte dakort për vetëm një ngrirje ose zvogëlim të arsenalit bërthamor dhe të raketave, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve të ashpra amerikane. Në të kaluarën, Koreja e Veriut ka kërkuar edhe tërheqjen e forcave amerikane nga Koreja e Jugut, si një parakusht për heqjen dorë nga kërcënimi bërthamor. Nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të bien dakord për diçka të tillë.

Vetë Presidenti Trump është shprehur se qasja e tij e pazakontë ndaj diplomacisë, duke rënë dakord për t’u takuar pa qartësuar rrethanat, mund të dështojë.

Sidoqoftë, fillimi i bisedimeve në nivelin më të lartë të mundshëm, mund të ofrojë mandatin për ta çuar përpara procesin.

“Një angazhim i krerëve për eliminimin e armëve bërthamore hap rrugën drejt diplomacisë dhe negocimit të detajeve”, thotë Jenny Town, e Institutit të SHBA-së për Koretë, në Universitetin Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se nuk do të ketë lëshime derisa të ndërmerren hapa konkrete drejt eliminimit të armëve bërthamore. Megjithatë, Koreja e Jugut mund të ofrojë stimuj ekonomikë dhe përjashtime nga sanksionet për rihapjen e kompleksit të përbashkët industrial në Kaesong.

“Sanksionet mund të ripërkufizohen sipas nevojës”, thotë Bill McKinney, i Institutit amerikan për Koretë.

Mendohet se Koreja e Veriut ka rreth 30 armë bërthamore, qindra raketa me rreze të mesme dhe të gjatë, si dhe po vazhdon prodhimin e materialeve bërthamore në reaktorin e saj Yongbyong dhe në uzina të fshehta për pasurimin e uraniumit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panik në qiell/ Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”
Previous article Shkrepëse në formë arme! Zbulohen 4 personat që rrahën Feron: E pësojnë si mos më keq (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT