Prangosen 11 trafikantë shqiptarë droge në Turqi. Policia sekuestron 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro.
Sipas mediave turke, droga sapo ishte futur në Turqi, pasi kishte kaluar përmes rrugëve detare nga Shqipëria.
Mediat turke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe Met Kanani, i cili konsiderohet si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës. Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.
Nga hetimet e nisura 6 muaj më parë rezulton se grupi i trafikantëve shqiptarë përdorte brigje për të shkarkuar drogën që e transportonte me Jahte.








