• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LSI drejt “VDEKJES POLITIKE”/ Këshilltarët e Shkodrës braktisin Kryemadhin: Koalicioni me PD është anti shqiptar
Home
Shqipëri

LSI drejt “VDEKJES POLITIKE”/ Këshilltarët e Shkodrës braktisin Kryemadhin: Koalicioni me PD është anti shqiptar

22 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Lëvizja Socialiste për Integrim është në ditët e saj më të vështira për shkak të braktisjes masive që po bëjnë këshilltarët e saj në thuajse të gjitha bashkitë kryesore në vend.

Fill pas Fierit, Vlorës, Elbasanit, Skraparit, Belshit dhe disa qytete të tjera, ka ardhur edhe tronditja nga qyteti i Shkodrës.

Mësohet se katër nga këshilltarët e zgjedhur nga radhët e LSI në zgjedhje lokale, i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Mësohet se Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, nuk do të jenë më pjesë e strukturave duke sqaruar se “Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Deklaratë për shtyp

Zgjodhëm të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës 3 vite më parë nën siglën e LSI me shpresën se vendi do të jetësonte shpejtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD lan pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.

LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin, dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Qytetarët e Shkodrës e din fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja.

Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë dhe të atyre para nesh, për tu mos vënë në shërbim të interesave okulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Këshilltarët e larguar

Sokol Jubica

Elton Radovani

Mirjan Bletaj

Roza Dedvukaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dopingu, Froome rrezikon praninë në “Tour de France”
Previous article Juventusi shfaq interes për Matteo Darmianin

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT