Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas iranian mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi iranian është arrestuar pranë ambienteve të kryegjyshatës Bektashije.
Sot është një ditë pushimi zyrtar në Shqipëri për shkak të festës kryesore të besimtarëve bektashinj, Sulltan Novruzi dhe në Kryegjyshatë ka një numër shumë të madh qytetarësh që drejtohen atje për lutje dhe për ritualin e festës.
Shtetasi iranian me inicialet F. Z., është ndaluar në fillim nga rojet e Gardës së Republikës e më pas është përcjellë për tek strukturat tjera.
Ai është 57 vjeç.
Ende nuk dihet identiteti i plotë dhe i saktë të arrestuar dhe arrestimi i tij ka ardhur për arsye se dyshohet për terrorizëm. Nuk dihet në bëhet fjalë për një shtetas iranian që ka ardhur enkas për të kryer ndonjë akt terrorist në Shqipëri, apo për ndonjë të infiltruar në radhët e grupit opozitar të muxhahedinëve iranianë që ndodhen të strehuar në Shqipëri.
Vetëm disa orë më parë ish Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut pati një takim me muxhahedinët që jetojnë në Tiranë.
Në një takim që ka pasur në Pallatin e Kongreseve, Xhuliani ka prshëndetur muxhahedinët dhe ka nderuar të rënët e rezistencës së tyre, ndërsa ka shprehur mbështetjen e amerikanëve për këtë grup.


