• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Feride Rushiti, fituese e çmimit për gra të guximshme
Home
Jetë

Feride Rushiti, fituese e çmimit për gra të guximshme

22 March, 2018 Redaktor2 Jetë

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti, është fituese e Çmimit prestigjioz Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Departamenti i Shtetit do të organizojë ceremoninë për ndarjen e çmimit të premten më 23 mars dhe zëvendës sekretari i shtetit, John Sullivan, do të nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota.

Çmimi i nderon gratë anekënd botës, të cilat kanë treguar guxim dhe udhëheqje të pashoqe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përparimin shoqërorë.

Ky është çmimi i vetëm i departamentit të shtetit, i cili i nderon udhëheqëset nga e tërë bota.

Në arsyetimin për ndarjen e çmimit për zonjën Rushiti thuhet se “për gati dy dekada të punës së saj ajo ka siguruar qasje në shëndetësi dhe drejtësi për të mbijetuarit civil të luftës. Ajo ishte ndër doktorët e parë që njohu nevojën për trajtimin e traumave psikologjike për refugjatët që ikën nga dhuna, posaçërisht të grave dhe grupeve të pakicave. Angazhimi i saj ka çuar në disa fitore ligjore”.

Në një njoftim të departamentit të shtetit thuhet se është viti i 12-të që kur përmes ndarjes së këtij çmimi është vlerësuar puna e 120 grave nga 65 vende të ndryshme të botës.

Bashkë më zonjën Rushiti do të nderohen edhe Roya Sadat nga Afganistani, Aura Elena Farfan nga Guatemala, Julissa Villanueva nga Hondurasi, Aliyah Khalaf Saleh nga Iraku, Maria Elena Berini nga Italia. Aiman Umarova nga Kazakistani, L’Malouma Said nga Mauritania, Godelive Mukasarasi nga Ruanda dhe Sirikan Charoensiri nga Tailanda

Kjo është hera e tretë që një grua nga Kosova është fituese e këtij çmimi. Në vitin 2015, këtë çmim e kishte fituar Arbana Xharra, ish kryeredaktore e e gazetës “Zëri” në Prishtinë për “raportimet e saj mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin e tij në shoqëri”.

Në vitin 2008, këtë çmim e kishte fituar Valdete Idrizi, veprimtare nga Kosova, për projektet që drejtonte në Mitrovicë, me synimin për të nxitur ripajtimin dhe paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 muaj nga Botërori, Kahn: Situata e Neuer është e pasigurtë…
Previous article Ambasada amerikane: Votimi i demarkacionit konfirmon vendin e Kosovës në Evropë

Redaktor2

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT