• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Demarkacioni nuk do kalonte po të mos ishte vota e deputetit goran…
Home
Rajon

Demarkacioni nuk do kalonte po të mos ishte vota e deputetit goran…

22 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Marrëveshja e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës do të mund të kalonte vetëm me 80 vota pro, apo dy të tretat e numrit total të deputetëve, e pikërisht mosarritja e tyre ishte arsyeja e dështimeve të njëpasnjëshme të një ratifikimi të kontestuar ashpër, nën arsyetimin e humbjes së territoreve.

Miratimi i saj ka ndezur rrjetet sociale në Kosovë dhe Shqipëri.

Skenari i bllokimit do të ishte përsëritur edhe të mërkurën, nëse balancën nuk do ta ndryshonte një votë e vetme: ajo e deputetit goran të “Listës Serbe”, Adem Hoxha.

Qëndrimi i tij, i cili u përcoll me polici deri në Kuvendin e Kosovës dhe menjëherë pas votimit, po nën masa të rrepta sigurie u kthye në Dragash, ku edhe jeton, rezultoi vendimtar për fundin e sagës trevjeçare të Demarkacionit, raporton Top Channel.

Kryetari i partisë gorane “JGP” ka qenë deri më tani besnik ndaj Serbisë, por veprimi i tij kontrastoi këtë radhë me atë të deputetëve të tjerë të “Listës Serbe”, që deri më tani kanë preferuar të mos e komentojnë këtë zhvillim.

Goranët e Dragashit nuk e shohin veten si pjesë të Kosovës, por i hedhin sytë nga Beogradi për ruajtjen e identitetit të tyre. Banorët e zonës në Jugun e thellë të Kosovës, ashtu si të ngjashmit e tyre në Shqipëri e Maqedoni, përcaktohen si myslimanë që flasin gjuhën sllave.

Hoxha, i shndërruar papritur në njeriun më të kërkuar të ditës, e kishte lënë të kuptohej se vota e tij do të shkonte në favor të marrëveshjes, si mënyrë për të ndihmuar liberalizimin e vizave, e nuk e zhgënjeu shumicën shqiptare.

Kthesa, megjithatë, nisi që me ndryshimin e qëndrimit të Donika Kadaj-Bujupit, deputetes së larguar të Vetëvendosjes, e cila vetëm përpara pak kohësh e anatemonte hapur paktin, aq sa do të kthehej edhe vet në njërin prej personave që hidhnin gaz lotsjellës në sallë, duke pranuar të përfundonte dhe në qeli për të mos i falur, siç thoshte atëherë, 8.000 hektarë tokë Malit të Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E gjithë BE kundër Rusisë? May kërkon dënim të përbashkët të Moskës
Previous article Përsëri “sulmohet” Çiljeta! Kërkohet t’i blejnë taka të reja (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT