• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I KLANDESTINEVE/ 5 kokat siguronin pasaportat. Pse i nxori zbuluar sistemi TIMS (EMRAT)
Home
Breaking News

TRAFIKU I KLANDESTINEVE/ 5 kokat siguronin pasaportat. Pse i nxori zbuluar sistemi TIMS (EMRAT)

22 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera zbardhen nga skema e pesë grupeve të trafikantëve të qenieve njerëzore, të cilët kundrejt pagesave ndihmonin shtetas të ndryshëm që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë.

Msohet se 39 të arrestuarit ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore. Kështu, krerët e grupeve ishin Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku. Këta të pestë kishin rolet organizative të grupeve që trafikonin klandestinë kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare.

Disa prej tyre kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe janë mbikëqyrur nga autoritetet. Sipas burimeve, shumat që paguanin emigrantët për kalimin e kufijve silleshin nga 7 mijë dollarë deri në 12 mijë dollarë, në varësi të shtetit ku kërkonin të shkonin. Fillimisht, të akuzuarit siguronin pasaporta të huaja, të cilat falsifikoheshin përmes një punishteje të jashtëligjshme që ndodhej te zona e “Kodrës së Diellit”.

Më pas, këto pasaporta u jepeshin të interesuarve, të cilët pasi merrnin edhe biletat e udhëtimit në agjencitë përkatëse dhe pasi kryenin pagesat, niseshin për në destinacion. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacionin final. Hyrje-daljet e shpeshta të tyre të pasqyruara në sistemin TIMS i kanë nxjerrë zbuluar.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunonin edhe me shtetas të huaj, kryesisht bullgarë, të cilët prisnin dhe sistemonin emigrantët në vendet transite. Hetimet për këto grupe vazhdojnë ende, pasi dyshohet se pjesëtarët janë edhe më shumë.

ITINERARET

Tre linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuarit për emigrantët e paligjshëm. Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHBA. E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA.

Linja e tretë që përdorej nga trafikantët ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacion në Amerikë. Për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë përdoreshin këto linja: Nisja bëhej nga Shqipëria drejt Malit të Zi, më pas në Serbi, në Gjermani, në Spanjë dhe në aty përdoreshin dy linja, e para direkte drejt Kanadsë, ndërsa e dyta kalonte fillimisht nga Spanja në Panama e më pas në Kanada.

Rruga tjetër niste po nga Shqipëria, në Kosovë, në Bullgari, në Spanjë dhe më pas në Kanada. Ndërsa linja tjetër niste po nga Shqipëria drejt Kosovës, në Belgjikë, në Republikën Domenikane dhe nga aty në Kanada. Për të udhëtuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar përdorej vetëm një linjë. Niste nga Shqipëria, në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Spanjë dhe nga aty direkt në Britaninë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Java e fundit e marsit sjell edhe ndryshimin e orës
Previous article Jeta e pabesueshme e 007-ës angleze, që ka prodhuar dosjen e Donald Trump dhe “Russiagate”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën Aktualitet

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale Aktualitet

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT