• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel: Të tejkalohet ndarja dhe polarizimi në Gjermani
Home
Europë

Merkel: Të tejkalohet ndarja dhe polarizimi në Gjermani

22 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Një gjysmë viti pas zgjedhjeve parlamentare, kancelarja, Angela Merkel në deklaratën e saj të parë në Bundestag paraqiti pikat qendrore të programit gjatë mandatit të saj të katërt.

Megjithëse Gjermania ekonomikisht i ka punët mirë dhe gjermanët po ashtu, klima shoqërore në këtë vend është bërë më e ashpër dhe frika më e madhe. Këtë pasiguri u desh ta ndjejnë edhe partitë politike në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2017. Pas kësaj filloi periudha më e gjatë e krijimit të qeverisë në Gjermani, ky ishte bilanci që bëri kancelarja gjermanë në fillim të deklaratës së saj qeveritare.

Si arsye kryesore për ndarjen dhe polarizimin, Merkel përmendi politikën e refugjatëve me pasojat e saj. Ajo e mbrojti pranimin e refugjatëve nga vendet e luftës, por pranoi edhe se janë bërë vlerësime të gabuara apo moskryerje punësh në një “situatë të jashtëzakonshme”. Kjo nuk duhet të përsëritet më, tha kancelarja.

Dëbim apo integrim

Merkel bëri të ditur një sërë masash që do të marrë Gjermania. Ky vend do të pranojë njerëz që kërkojnë mbrojtje, por ata që nuk kanë të drejtë për këtë duhet të kthehen, tha ajo. Kthimi do të forcohet në të ardhmen. Ndërsa kush ka të drejtën e qëndrimit duhet të integrohet. Për këtë do të bashkëpunohet me organizatat e islamit në vend dhe ajo do ta shoqërojë këtë proces personalisht. “Bashkëjetesa e feve” është një sfidë e veçantë, theksoi Merkel që e quajti islamin edhe njëherë pjesë të Gjermanisë duke e kundërshtuar hapur ministrin e saj të Brendshëm, Horst Seehofer i CDU-së. “As nuk vihet në diskutim, që tradita jonë historike është e krishterë dhe hebraike”, tha ajo, por sa e drejtë është kjo, po aq e drejtë është se me 4,5 milionë myslimanët që jetojnë tek ne, edhe feja e tyre, islami ndërkohë është pjesë e Gjermanisë.”

Merkel citoi nenin 1 të kushtetutës gjermane “dinjiteti i njeriut është i paprekshëm”. Kjo fjali është “esenca e bashkëjetesës sonë”. Dhuna, armiqësia ndaj të huajve, antisemitizmi “nuk kanë vend në shtetin tonë ligjor”.

Varfëria e fëmijëve është turp për Gjermaninë

Kryetarja e CDU-së përmendi sistemin social në Gjermani, por pranoi edhe problemet e mëdha. Qëllimi i koalicionit me socialdemokratët është tejkalimi i ndarjes në shoqëri dhe forcimi i unitetit. “Nëse forcojmë familjet, forcojmë edhe individin, e njëkohësisht edhe shoqërinë”, tha Merkel. Ajo përmendi edhe varfërinë e fëmijëve në vend. “Varfëria e fëmijëve në një vend si Gjermania është turp dhe ne duhet ta luftojmë atë me forcë.”

Kusht kryesor për reforma sociale është megjithatë një ekonomi solide, paralajmëroi kancelarja. Aktualisht ekonomia gjermane është në gjendje të mirë, por nuk është e garantuar që Gjermania pas pesë ose dhjetë vjetësh të jetë po kaq mirë ekonomikisht sa sot. Gabimet në disa sektorë mund të bëhen shpejt “probleme në sistem” theksoi Merkel. Ajo kujtoi shembullin e Nokias, lider botëror i celularëve që nuk arriti të kapë trendin e smartphonëve dhe që sot nuk luan më ndonjë rol në këtë sektor. Ajo kujtoi po ashtu mungesën e punëtorëve të kualifikuar dhe planet për një ligj migracioni për forcat e kualifikuara.

Pas deklaratës së Merkelit reagoi edhe partia populiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD me kreun e grupit parlamentar, Alexander Gauland. Kisha dëshiruar më shumë patetikë dhe thellësi, kritikoi ai. Por të paktën Merkel foli “për herë të parë për gjermanët”, tha ai dhe ky është “sukses i AfD-së”. Pak ditë para samitit në Bruksel, AfD e sheh Merkelin të izoluar në Europë. Fajin e ka politika e saj e refugjatëve, sipas AfD. “Kancelarja e përçau Europën”. Shumë reagojnë “me të drejtë” e refuzojnë të mos pranojnë refugjatë, tha Gauland. Macron është aleati i fundit i Merkelit, sipas AfD.

Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar socialdemokrat, Andrea Nahles u shpreh se koalicioni me bazë të gjerë duhet të marrë në konsideratë hallet e përditshme të njerëzve. Kjo vlen për planet e ndalimit të rritjes së qirave përmes modernizimeve, dhe mbështetja e familjeve të reja përmes subvencioneve për ndërtimin e shtëpive. Nahles u shpreh se shpreson që Bundestagu “shumë shpejt” të konsultohet për projektligje të posaçme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA, Gjermania, Franca dhe Brazili presion mbi Serbinë për njohje të Kosovës
Previous article Situatë e rëndë në Shkodër/ Përmbyten shkollat, bien shtyllat e energjisë, banorët pa ujë

Redaktor2

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT