Policia e Burrelit ka arrestuar 15 vjeçarin i cili një ditë më parë shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e dy personave.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën shtetasit Alfred Balla 35 vjeç dhe Gentian Hani 28 vjeç dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Aksidenti fatal ndodhi në aksin rrugor Burrel–Milot, në vendin e quajtur Muzhak.
Ka qenë një automjet tip “Opel” i drejtuar nga një 15-vjeçar i cili ka përplasur fillimisht një motor dhe më pas ka marrë përpara kalimtarët në anë të rrugës, duke u shkaktuar vdekjen dy prej tyre.
Njoftimi i Policise:
Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:
– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës
-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.
Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


