• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vajza dashuron të dënuarin, tërbohet babai. Veprimi që bën e çon pas hekurave prapë
Home
Aktualitet
Kronikë

Vajza dashuron të dënuarin, tërbohet babai. Veprimi që bën e çon pas hekurave prapë

7 November, 2017 k.autor Kronikë

Një person, i cili sapo ishte liruar nga burgu pasi kishte kryer një dënim për vjedhje, ka përfunduar sërish prapa hekurave. Kësaj radhe, ai është shpallur fajtor për akuzën e “dhunës në familje”, pasi ka rrahur vajzën dhe bashkëshorten. Bëhet fjalë për shtetasin B.M., banues në Tiranë, shkruan “Panorama”.

Vendimi i dytë për dënimin me burg të tij është dhënë nga Gjykata e Tiranës më 24 tetor të këtij viti. Episodet e dhunës kanë nisur më 25 mars të këtij viti, kur i pandehuri kishte më pak se një muaj që ishte liruar nga burgu pasi vuajti dënimin për vjedhje.

Sipas dëshmive në Polici, të vajzës dhe bashkëshortes, B.M. u kthye në banesë atë ditë rreth orës 12:00 dhe në gjendje të dehur ka nisur të debatojë me vajzën e tij në lidhje me të fejuarin e saj. Ai kishte kundërshtitë e tij për këtë lidhje, pasi i fejuari i vajzës kishte qenë i dënuar më parë në shtetin italian.

Sipas të pandehurit, ai ishte person jo i duhur për vajzën e tij për shkak të precedentëve penalë. Në debat e sipër me vajzën, B.M. ka nisur ta godasë atë me grushte dhe shqelma. Më pas ka ndë- rhyrë bashkëshortja, e cila gjithashtu ka rënë pre e dhunës.

As përpjekjet e djalit nuk e ndalën zemërimin e B.M., i cili vazhdoi të dhunonte familjarët e tij. Ka qenë bashkëshortja, ajo, që në një moment, është larguar nga banesa dhe ka kallëzuar të shoqin në Komisariatin nr. 1 të Tiranës.

Ajo ka thënë atje se i fejuari i vajzës është bërë shkak për dhunën. I pyetur nga Policia, i pandehuri ka thënë se i fejuari i vajzës së tij e ka marrë atë në Kosovë dhe Itali pa i kërkuar më parë leje. Pavarësisht dhunës, ai ka kërkuar pafajësi në Gjykatë.

Kjo nuk e ka bindur aspak trupën gjykuese, e cila, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, vendosi që ta dënojë B.M. përfundimisht me 10 muaj burgim për “dhunë në familje”. Gjykata mori parasysh faktin se B.M. ishte dënuar më parë për “vjedhje” dhe e kishte konsumuar veprën e dytë penale brenda një kohe shumë të shkurtër, që nga përfundimi i kohës së burgimit për veprën e parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bëni që buzët tuaja të duken më bukur (Foto)
Previous article Banorja që çmendi djemtë e Big Brother zhvishet nudo

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT