• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Denoncimi i Grida Dumës: Hiqet paga për mjekët specializantë në vitin e parë… (DOKUMENTI)
Home
Shqipëri

Denoncimi i Grida Dumës: Hiqet paga për mjekët specializantë në vitin e parë… (DOKUMENTI)

21 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë një denoncim publik, ndërsa deklaroi se mjekët që kërkojnë të vazhdojnë specializimin, u është hequr paga për vitit të parë të këtij cikli studimi.

 

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Duma. Teksa ka ngritur në fokus shqetësimin e një grupi mjekësh, Duma thekson se qeveria i penalizon duke i pamundësuar jetesën dhe rritjen profesionale.

Sipas Dumës, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që i është dërguar Rektorit të Universitetit të `Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë.

REGIMI I DUMËS
Mjekët që kërkojnë të specializohen ju hiqet pagesa gjatë vitit të parë të specializimit!
Ky është shqetësimi madhor për një grup mjekësh që janë ndër më të mirët por që qeveria i penalizon duke i pamundësuar jetesën dhe rritjen profesionale. Ky shqetësim u paraqit nga një grup mjekësh të rinj.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili konfirmohet në shkresën që i kanë dërguar Rektorit të Universitetit të `Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë. Më të mirët, sepse për tu kualifikuar në specializime raporti është një në dhjetra. Specializimi afatgjatë është punë me kohë të plotë dhe madje shpesh dhe me orë më të zgjatura. Kjo do të thotë që këta mjekë nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi dhe të ardhurash. Po ashtu shkollimi në mjekësi është shkollimi më i gjatë dhe të përballosh kostot e këtij shkollimi kërkon shumë më tepër të ardhura se studimet e tjera.

Vendimi për ti hequr pagesën është pohimi që shëndetësia po shkatërrohet me qëllim, po penalizohen më të mirët. Ndërkohë që mbështetja financiare e specializantëve në këto kushte ku ndodhet vendi në nevojën per mjekë specialistë është emergjencë kombëtare. Pasojat e këtij vendimi janë humbja e më të mirëve sepse nuk e përballojnë dot vitin pa asnjë të ardhur ndërsa do punojnë me kohë të plotë në spitale, dhe nëse nuk e përballojnë dot largimi i tyre nga Shqipëria është opsioni i vetëm për të mos humbur edhe vitet e investuara më parë në mjekësi.

Ndërkohë që vetë qeveria ka pranuar dështimin, ka pranuar që ka mungesë të specialistëve në spitale dhe ka vende bosh për specialistë të cilët nuk i kemi dhe ky vendim e shkatërron më tej situatën në spitale. Mjekësia është fusha e parë ku asnjë qeveri nuk guxon të rrezikojë cilësinë dhe talentin e mjekëve në shkëmbim të shpenzimeve minimale. Është e papranueshme të penalizosh mjekët e rinj më të mirë. Arsyet se përse është marrë ky vendim janë të paditura por pasojat janë të ditura. Ministria duhet të kthejë pagesën në vitin e parë, si detyrim edhe kontraktual ndaj specializantëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marek Hamsik ikën nga kombëtarja e Sllovakisë
Previous article Bëri sherr me Vera Grabockën, Linda Rei ka diçka për t’i thënë sot për ditëlindje (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT