• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Votuan PRO demarkacionit/ Kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë
Home
Rajon

Votuan PRO demarkacionit/ Kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë

21 March, 2018 F.autor Rajon

Një nga marrëveshjet më të komentuara në Kosovë ka marr fund sot pas një dite maratonike. Kosovën e zhbllokoi një nga deputetët që e kishte kundërshtuar më së shumti marrëveshjen e Demarakcionit me Malin e Zi Donika Kadaj – Bujupi së bashku me deputetin e Listës Serbe, Adem Hodza. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Donika Kadaj – Bujupi ka votuar sot pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ajo këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar para tre vjetëve duke hedhur gaz lotsjellës.Gjatë kohës sa Kadaj – Bujupi ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-kolegët e saj të Vetëvendosjes ishin arrestuar për hedhje të gazit në Kuvend të Kosovës, shkruan Insajderi. Për të mos ia falur Malit të Zi, 8 mijë hektarë tokë ajo kishte qëndruar në burg së bashku me liderin e VV-së Albin Kurti. Por pas tre vjetëve, kohë kjo është kur edhe VV filloi të përçahej në mes vete, Kadaj Bujupi ndërroi qëndrim. Ajo u rikthye sërish në “folenë” e saj, në partin ku ajo kishte filluar karrierën e saj politike, në AAK.

Ndërsa sot deputetja Kadaj – Bujupi në qetësi hodhi votën e saj pro kësaj marrëveshje dhe zhbllokoi Kosovën. Mirëpo nuk ishte vetëm deputetja e AAK-së që votoi pro Demarkacionit. Kosovën e zhbllokoi edhe njëri nga deputetët e Listës Serbe, Adem Hodza. Hodza ia kishte premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit. Adem Hodza, është anëtar i partisë së gorarëve (JGP), ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hodzës ka qenë vendimtare që marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të kalojë sonte.

Kundërshtimi që kishte filluar para tri viteve nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ndaluar ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është dorëzuar sot pak para orës 19:00.
Gazi lotsjellës pas një kohe të gjatë u rikthye sot në kuvend. Deputetët e VV-së hodhën për katër herë gaz lotsjellës vetëm gjatë ditës së sotme. Nga insistimi i tyre që demarkacioni të mos ratifikohet u arrestuan shtatë deputetë për shkak se hidhen gaz lotsjellës. Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Galuk Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi. 91 deputet kishin qenë të pranishëm ku 80 prej tyre kanë votuar për, ndërsa 11 të tjerë votuan kundër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova në mënyrë të përsëritur nga burri im”
Previous article LSI presion PD? Spahiu: Të pranohet marrëveshja, ndryshe dalim vetëm në zgjedhje

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT