• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sali Berisha- Blendi Fevziu/ Dritëhijet e një “divorci” 5 vjeçar mes ish Kryeministrit dhe drejtuesit të emisionit “Opinion”
Home
Aktualitet
Media

Sali Berisha- Blendi Fevziu/ Dritëhijet e një “divorci” 5 vjeçar mes ish Kryeministrit dhe drejtuesit të emisionit “Opinion”

21 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Media

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha ka pritur në zyrë gazetarin e njohur, Blendi Fevziun. Fotoja e këtij takimi është hedhur në Instagram nga këshilltarja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli. Pas dorëheqjes si kreu i PD-së si dhe humbjen së zgjedhjeve, Berisha është shfaqur në disa televizione, por ka munguar në emisionin e Fevziut, Opinion.

Berisha dhe Blendi Fevziu kishin disa kohë ‘të zënë’ pas disa etiketimesh që ish-kryeministri kishte lëshuar ndaj tij. Berisha shkruante kështu në vitin 2016 për drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu:

“Te dashur miq, sonte emisioni “Opinion” u shndërrua ne njërin prej me te neveritshmeve ne historinë e mediave. Nga gjashte pjesëmarrës, vetëm njeri u përpoq te thoshte gjysme te vërteta për situatën dramatike te rendit ndërsa te tjerët nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policisë, por qe bene gjithçka te lehtësonin dhe avokatonin policinë. Ky është një zhvillim tepër i rende, është dominim absolutisht i krimit dhe policisë se lidhur këmbe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnjë baze, u shpallen te mirëfilli mashtrimet e Saje Qorrit!.”

Ndërkohë, gazetari Fevziu ishte shprehet rreth kësaj çështje se raportet mes tyre janë prishur nga vetë ish-kryeministri. Ai ka shtuar se Berisha ka ftesë të hapur për të qenë në emisionin Opinion, por ai ka zgjedhur me dëshirën e tij të mos jetë pjesë.

“Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha… Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë. Vlen të kujtohet, se z.Berisha ka një ftesë të hapur edhe në emisionin Opinion, por që ish-kryeministri ka zgjedhur me dëshirën e tij, të mos jetë pjesë e emisionit.”. – është shprehur Fevziu.

Po ashtu, jo më larg se muaji shkurt i këtij viti Berisha e sulmoi sërish Fevziun, së bashku me disa gazetarë të tjerë, duke e quajtur këtë të fundit si një mbrojtës së Saimir Tahirit.

“Kulmi i këtij mashtrimi dhe manipulimi te ulet, për llogari dhe ne mbrojtje te Saje Qorrit dhe Norieges si dhe për te baltosur opozitën, arriti kur ne kroniken e përgatitur nga vet “Opinion”, ne tabele dhe me zë ishte vendosur edhe emri i Andi Tomes si njeriu i arrestuar nga Krimet e Renda, gjë qe nuk kishte ndodhur kurrë. Për hir te se vërtetës duhet thënë se te gjitha mediat, përfshi këtu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga prokuroria e krimeve te renda e kishin korrekt, asnjëra prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomes, por kronika ishte përgatitur për te nxjerre dyfytyrëshe opozitën, dhe ky ishte një operacion shume i suksesshëm i Saimir Trafikut apo sugarit, qe ka pasion paruket, brenda Opinion-it.” – u shpreh Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Objektivi i Real Madridit: Jam shumë i lumtur në Tottenham
Previous article United vs. Tottenham & Chelsea vs. Southampton, hidhet shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

Redaktor1

Postime të ngjashme

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT