• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ramën e kanë marrë peng PPP”/ Ahmetaj i kthehet Bashës: E lexon raportin e FMN si analfabet
Home
Shqipëri

“Ramën e kanë marrë peng PPP”/ Ahmetaj i kthehet Bashës: E lexon raportin e FMN si analfabet

21 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me raportin e FMN për situatën ekonomike në Shqipëri, vjen reagimi nga ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ky i fundit përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ ka ironizuar Bashën se ai jo vetëm që nuk e njeh tabelën e shumëzimit por edhe e lexoi raportin si një analfabet.

Ahmetaj pohoi se raporti i FMN është shumë serioz, ndërsa aty sipas tij janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë.

Në një dalje publike për mediat lideri i PD-së e cilësoi raportin e FMN-së një kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. Sipas tij, FMN-ja ngriti shqetësimin e borxhit publik, që sipas Bashës shkon deri në 82% të PBB, pra në nivele alarmante, siç tha ai. Po ashtu Basha theksoi se Rama ishte marrë peng nga PPP-të, nuk janë gjë tjetër veçse forma të pastrimit të parave.

REAGIMI I AHMETAJT
Që Lulzim Basha nuk e njeh mjaftueshëm as tabelën e shumëzimit, ky është fakt botërisht i njohur! Që Lulzim Basha ngatërrohet edhe kur flet për paratë e partisë së tij, këtë e tregoi më së miri numri i shpjegimeve kontradiktore që dha publikisht për financimet ruse të fushatës së tij kundër Shqipërisë nëpër botë! Po që Kryetari i Opozitës ta lexojë publikisht raportin e FMN-së, si një analfabet që nuk ndjek dot as fillin e abetares, kjo shkon përtej Lulzimit si simbol paaftësie individuale e budallallëku politik dhe rëndon qenësisht vetë institucionin e opozitës! Dhe ky është tanimë një problem i madh shoqëror, jo thjesht një boshllëk i madh politik në shoqëri.
Raporti i FMN është shumë serioz për një qenie kaq jo-serioze sa c’është opozita sot. Në raport janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë sot, e cila rritet në mënyrë të qendrueshme dhe nuk ka lidhje as me fjalën “krizë” e as me fjalë të tjera të përdorura rëndom në fletërrufetë e përditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj. Ngushëllime të sinqerta asaj partie, prej të cilës nuk kemi pritur ndonjë gjë të madhe, por që na befason përditë me brockullat e mëdha që prodhon për një konsum publik gjithnjë e më në rënie!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Boys Samba”, Brazilin e pushton alegria para Botërorit (video)
Previous article Alisson mbetet te Roma, por klubi merr vendim të çuditshëm

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT