• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULIMI/ DY DOKUMENTAT që vunë në lëvizje Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adriatik Llallës për “pastrim parash”
Home
Uncategorized

ZBULIMI/ DY DOKUMENTAT që vunë në lëvizje Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adriatik Llallës për “pastrim parash”

21 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Botimi i dy dokumentave që tregojnë me prova konkrete listën e pronave të blera me çmime qesharake, e më pas rivlerësimin dhe shitjen e tyre me çmime dhjetra herë më të larta, besohet se ka shërbyer si një nga shtysat për fillimin zyrtar të hetimeve për Adriatik Llallën.

Nisur nga sa është bërë publike në media, skema e përdorur nga ish Prokurori i Përgjithshëm për ekspertët e fushës, është skema e një modeli klasik të pastrimit të parave të pista që rrjedhin nga përfshirja në rastet e mëdha të korrupsionit në detyrë.

Llogjikisht kjo ka qenë ndoshta edhe shtysa se përse grupi i prokurorëve po e heton ish shefin e vet, për “pastrimin e produkteve të veprës penale.

Në tabelën e dokumentit të parë, janë të detajuara në mënyrë kronologjike të gjitha pronat dhe pasuritë e paluajtshme të ish Prokurorit të Përgjithshëm dhe përllogaritja rast pas rasti e dinamikës që ka pësuar çdo transaksion, nga momenti i blerjes deri tek rivlerësimi ose rishitja.

Nuk do shumë njohuri ekonomike apo juridike për të kuptuar logjikën “fëminore” që është përdorur nga ish Kryeprokurori i cili me siguri ka qenë i bindur ndoshta se do ishte i përjetshëm që është zhytur me një lehtësi të papërballueshme në një skemë të tillë që e inkriminon fare qartësisht në pastrimin e parave, që siç tha një ish ministër drejtësia, i kanë ardhur nga shërbimet që i ka kryer krimit të organizuar dhe ustallarëve të tij politikë, në këmbim të mbylljes së dosjeve dhe gjuetisë ndaj kundërshtarëve.

Ndërsa dokumenti i dytë, është një tabelë që tregon në mënyrë më të thjeshtëzuar se si kanë ndryshuar vlerat e pronave të Llallës, duke e bërë atë që të zotërojë “magjinë” për ti bërë afro 100 mijë dollarët e shpenzuara plot 1 miliardë e gjysëm lekë. Ose mbi 10 herë më shumë, duke pastruar në këtë mënyrë rreth 1.5 milionë dollarë.

Po në këtë tabelë shihet sesi Llalla është bërë pronari i mbi 25 hektarëve tokë në Tiranë duke patur veç të tjerash si pronë private, një fshat të tërë në periferinë më të lakmuar e më të shtrenjtë të kryeqytetit.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Simona Halep qëndron në krye, Serena renditet në vendin e 495-të
Previous article Frikë te Chelsea, Courtois në bisedime me top klubin e Evropës

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT