Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përsëritur edhe një herë që Prokuroria nuk duhet që të humbi kohë dhe të marrë menjëherë në pyetje kreun e Opozitës Lulzim Basha lidhur me financimin rus të PD.
Në një deklaratë për median Balla tha se KQZ dështoi në skanimin e këtij skandali të rëndë,
Më tej Balla duke iu drejtuar Bashës i tha këtj të fundi që të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit, që janë të vetmit të thirrur në Prokurori, por të shkojë vetë atje dhe të japë llogari për finacimn rus.
“I bëjmë thirrje Bashës dhe PD, se ai është firmëtari dhe personi përgjegjës për këto lidhje të japë sqarmi lidhur me këtë çështje.
Prokuroria është i vetmi organ që mund të hetojë. Jemi para fakteve që duhet një sqarim publik, se nga xhepa oligarkësh rusë janë bërë pagesa në emër të PD.
Unë insistoj që Prokuroria, se KQZ ka dështuar me skanimin, të auditimin e këtij skandali tepër të rëndë. Shqetësimi im është i qartë: Prokuroria nuk duhet të vonojë marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për të sqaruar këtë skemë financimi të paligjshëm, dhe ne do të rrisim monitorimin në lidhje me financimet e partive në Shqipëri.
Është detyra e PD dhe e Bashës të mos fshihet dhe të mos tejkalojë këtë moment të rëndësishëm , dhe të japë përgjigje.
Të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit, që janë të vetmit të thirrur në Prokurori deri tani. Për 3 muaj me radhë çadra e Republikës së Re ka gjasa të jetë financuar nga rusët. E rëndësishme është të dihet se çfarë i është siguruar Rusisë në këmbim,” tha Balla.


