• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E MINATORËVE/ Del përfaqësuesja e kryeministrisë: Do i parashtroni problemet…
Home
Shqipëri

PROTESTA E MINATORËVE/ Del përfaqësuesja e kryeministrisë: Do i parashtroni problemet…

21 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Protestuesëve përpara kryeministrisë u ka dalë përfaqësuesja e këtij institucioni. Kordinatorja për bashkëqeverisjen me qytetarët Elisa Stamo ka marrë dy përfaqësues nga protesta për të folur në kryeministri.

Sakaq këta dy përfaqësues do parashtrojnë në kryeministri të gjitha problematikat që kanë. “Ejani në interpelancë”, ka thënë Stamo.

Minatorët paralajmërojnë se do ta përshkallëzojnë protestën nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria. Protestuesit kërkojnë që qeveria të miratojë statusin për minatorët, ndërsa akuzojnë se nuk ka vullnet për zgjidhje.

“Kryeministri është frikacak, do të futemi në Kryeministri nëse nuk ka reagim. Duam që të miratohet statusi, na e premtoi vetë kryeministri Rama dhe akoma nuk e ka mbajtur. Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta nuk ka prapavijë politike, duam djersën tonë.

Është miratuar statusi i ushtarakut dhe i naftëtarit, ndërsa për ne jo, duam përgjigje. Dilni përjashtua se po vdesim këtu, jemi me tension. Ne ju kemi mbajtur gjallë, ne minatorët.

Ju hëngrët kanceri të gjithëve, që po largoni njerëzit nga vendi” shprehen ndër të tjera minatorët. Në protestë janë rreth 300 minatorët, ndërsa ende nuk dihet se deri kur do të vijojnë tubimin para Kryeministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ermali “arratiset” me shokët/ Bëhet serioz për ditëlindje, befason me atë që shkruan
Previous article KOMISIONI I LIGJEVE/ Lobimi rus, PS: KQZ të verifikojë financimet e kontratat! PD kundër

Redaktor2

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT