• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vettingu nis me gjyqtarin Fatos Lulo/ 480 mijë $, dhurata të shtrenjta dhe shtëpi në Kanada
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vettingu nis me gjyqtarin Fatos Lulo/ 480 mijë $, dhurata të shtrenjta dhe shtëpi në Kanada

21 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ditë historike për shqiptarët dhe Shqipërinë. Më në fund, ora e llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ka trokitur. Sot, procesi i Vetingut, një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, hyn në fazën më vendimtare, atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Gjyqtari i parë që do të japë llogari para Komisionit të Vlerësimit është Fatos Lulo, i Gjykatës Kushtetuese. Seanca ka nisur në orën 11:00, ku gjyqtari Lulo nuk është i pranishë. Ai ka vendosur të përfaqësohet nga avokati i tij, Ardjan Visha. Ndërkohë, ky proces i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare do të ndiqet dhe nga ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

E pranishme në seancën maratonë dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët po i nënshtrohen Vetingut, është edhe përfaqësuesja e ONM, Elka Evnekomva. Ndërkohë, në seancë nuk janë lejuar kamerat, por vetëm gazetarët, të cilët nuk lejohet të bëjnë fotografi dhe video.

Anëtarja e komisionit, Etleda Çiftja, ka deklaruar se procedurat filluan me një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar se në lidhje me rivlerësimin e pasurisë, ILDKP ka dorëzuar raport, ku theksohet se Fatos Lulo ka mungesë të burimeve financiare të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Disa nga pasuritë e gjyqtarit Lulo: Një apartament te ‘Rruga e Durrësit’, e fituar me kontratë dhurimi. Zyra te ‘Ismail Qemali’, shuma prej 100 mijë dollarë e dhuruar. Depozitë në Kanada 480 mijë dollarë kanadez dhe shtëpi në Kanada. /shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen, zbuloni kuptimin e veçantë të emrit të saj
Previous article Përse Rrjeti Facebook nuk do të jetë më kurrë i njëjti?!

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT