• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PER VJEDHJE BANKE/ 22 vjeçari prodhon armë të ftohta në burg, preu tiganin dhe…
Home
Breaking News

U ARRESTUA PER VJEDHJE BANKE/ 22 vjeçari prodhon armë të ftohta në burg, preu tiganin dhe…

21 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edhe pse vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, vazhdon të kryejë vepra të tjera penale në qeli. Nazmi Çaka, 22 vjeç nga Durrësi, është pikasur me sende të dyshimta në qelinë ku vuan dënimin dhe nga kontrolli i janë gjetur armë të ftohta që dyshohet se i ka prodhuar vetë në kushte ende të panjohura.

Duke iu referuar burimeve zyrtare se se mbrëmjen e 15 marsit, pas një kontrolli të ushtruar në qelinë e Çakës, grupi i gatshëm ka konstatuar në dysheme një tigan të deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte. Nga kontrolli i ushtruar prej gardianëve të burgut, në zgarën e dritares së dhomës është gjetur pjesa që i mungonte tiganit. Mësohet se me këtë pjesë tigani ishte përshtatur një thikë, mjet prerës me gjatësi totale 14 cm.

Thika e krijuar ishte mbështjellë me leckë ngjyrë blu në formë doreze dhe dyshohet se mund të përdorej nga 22-vjeçari gjatë ndonjë konflikti të mundshëm. Veç thikës së improvizuar, në qeli është gjetur edhe një unazë e krijuar me pjesë tjetër të tiganit që dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht. Por, gardianët e burgut dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë këqyrur vendin e ngjarjes nuk kanë arritur dot të gjejnë mjetet me të cilat është prerë tigani dhe me të cilat i është dhënë forma dhe mprehtësia thikës e unazës së improvizuar.

Vetë Çaka mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues dhe nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.

Brenda 20 sekondave ai ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda, por ka dalë duar bosh pasi nuk ka gjetur para. Ndërkohë, mësohet se ai ka qenë i proceduar edhe më parë edhe për një tjetër tentativë vjedhjeje.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kompjuteri më i vogël në botë dhe është sa një kokërr kripë
Previous article KËRCËNON TË DASHURIN/ Nëse do ndahemi do të....

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT