I pashoqëruar nga eskorta, në drejtimin e një autoveture, presidenti sirian Bashara al-Assad, vizitoi Ghouta-n lindore, rajonin e rrafshuar në dy javët e fundit nga bombardimet e avionëve të tij dhe ata rusë.
Teksa drejton makinën, Assad shpjegon në gjuhën e tij, pjesë nga periferia e Ghouta-s, së cilës i kanë mbetur vetëm rrënojat siç duket edhe në pamjet e publikuara nga presidenca siriane.
Presidenti Assad vizitoi forcat e ushtrisë, të cilat prej javësh janë angazhuar në marrjen e rajonit pranë kryeqytetit Damask, që prej vitit 2013 është në dorë të rebelëve të regjimit.
Prej nisjes së fushatës së bombardimeve në Ghouta janë vrarë më shumë se 1200 persona, duke ngjallur reagimin e fortë të ndërkombëtarëve të cilët e akuzojnë Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit.


