Elsi Kosiqi, 32 vjeçari u gjet i vdekur ne oborrin e shtepise se tij ne fshatin Maqellare, Diber rreth ores 01:30 mesnatën e kaluar.
Kush është viktima, Elsi Kosiqi: 32 vjeçari ishte me precedentë, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës, dy detaje këto që po përdoren nga policia në funksion të hetimit. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.
Kosiqi, ndërkohë mësohet se më herët ka qëndruar në Itali dhe ka në pronësi një hotel pranë llixhave të Dibrës.
Si ndodhi ngjarja: Autorët e kanë pasur të lehtë të largohen pasi e kanë vrarë me 3 plumba në gjoks. Kanë lënë disa gjurmë në oborrin e banesës, prandaj policia do mund të verifikojë autorët. Elsi Kosiqi kishte punuar disa kohë në Itali. Nuk ka qenë problematik me policinë. Kosiqi ishte i martuar me 3 fëmijë, mësohet nga burimet në vendngjarje.
Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32-vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.
Policia sqaron se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Autori i vrasjes është Mahmut Gega, banues në njësinë administrative Shupenzë, i cili është prangosur nga policia mbrëmjen e sotme.
Njoftimi i policisë për kapjen e autorit:
Maqellarë- Dibër
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.
Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi :
M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.
AlpeNews.al





