• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi: Ligji i gjuhëve pritet të hyjë në fuqi në…
Home
Intervista

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi: Ligji i gjuhëve pritet të hyjë në fuqi në…

20 March, 2018 F.autor Intervista

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se ligji i gjuhëve pritet të hyjë në fuqi dhe se ai përmbyll ligjvënien që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Zoti Xhaferi thotë se ligji përafron statusin e qytetarëve në kuptim të të drejtave të tyre kolektive në Maqedoni. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Xhaferi foli edhe për këtë dhe për zhvillime të tjera aktuale në Maqedoni.

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë thotë se në kontekstin e ligjvënies të gjitha procedurat janë përmbyllur për ligjin e gjuhëve dhe ligji i miratuar duhet të zbatohet. Ndërsa paralajmërimin e presidentit Ivanov për të mos e dekretuar ligjin, e vlerëson si moszbatim të detyrimit kushtetues dhe çështje të përgjegjësisë së presidentit.

“Unë nuk dua të komentoj çështjet e përgjegjësisë për faktin që kushtetuta nuk lë hapësirë alternative për të zgjedhur se a do ta nëshkruajë ose jo ligjin. Ai është i obiguar konform nentit 75 të kushtetutës. Për momentin, unë jam duke pritur kohën e paraparë me kushteutë dhe ligjet përcjellëse; Nëse në rastin e parë afati është shtatë ditor, me analogji edhe në këtë rast duhet të ketë atë përkufizim, për faktin që është detyrim dhe detyrimi nuk ka afat dhe kushtetuta nuk parasheh afate për zbatimin e saj. Dmth. është obligim i prerë i tij. Në këtë drejtim, janë çështje të zbatimit dhe të ekzekutimit të normave ligjore, që është kompetencë e pushtetit ekzekutiv”, tha ai.

I pyetur lidhur me incidentin e nxitur nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë votimit të ligjit për gjuhët dhe sjelljet e tij të dhunshme, kryetari i parlamentit tha se rregullorja e parlamentit nuk parasheh ndonjë lloj sanksionimi.

“Ligjet tona nuk parashikojnë norma ndëshkuese për sjelljet e deputetëve brenda sallës plenare dhe për këtë arësye mendoj se nuk duhet as të mendohet në atë drejtim, për faktin që deputetët të vetmen përgjegësi që kanë është ajo morale dhe politike dhe përgjegjësia politike shprehet në zgjedhje parlamentare. Është fotografi e qartë se çfarë ndëshkimi ka marrë vetë Nikolla Gruevski në zgjedhjet parlamentare të 2016-ës dhe në ato lokale të 2017-ës”.

Në lidhje me njoftimet e VMRO-DPMNE-së se do të ngrejë një mocion votëbesimi për zotin Xhaferi për shkak të mënyrës së votimit të ligjit për gjuhët, zoti Xhaferi tha se VMRO-ja ka zgjedhur rrugën mediatike të komunikimit dhe se në parlament nuk ka një material të dorëzuar për këtë çështje.

Sa i përket tubimeve kërcënuese të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së para shtëpive të ligjvënëse të Lidhjes Social Demokrate, zoti Xhaferi theksoi se kjo mënyrë nuk ka të bëjë me të drejtën e protestës apo të shprehjes së pakënaqësisë të caktuar me ligj.

“Në momentin kur ajo e drejtë shndërrohet në dhunë apo cenim të jetës dhe pronës së tjetërkujt, ajo nuk është më protestë dhe nuk është mendim ndryshe. Ajo është akt i dënueshëm dhe për atë kanë përgjegjësi institucionet përkatëse, të cilat duhet ta sigurojnë jetën dhe pronën, jo vetëm të deputetëve por edhe të çdo qytetari në Republikën e Maqedonisë. Është e patolerushme që në bazë të mendimit ndryshe, dikush të marrë drejtësinë në duart e veta. Këto veprime e rëndojnë edhe më tepër peshën e asaj që nënkupton kryerjen e një vepre të dhunshme”.

Zoti Xhaferi vlerëson se zhvillimet që ndërlidhen me mënyrën e dhunshme të protestave mund të kenë ndikime negative mbi vendimet e Brukselit për fillimin e bisedimeve të Shkupit për anëtarësit në Bashkimin Evropian.

“Ndërkaq, akti i miratimit të ligjit nuk mund të ketë ndikim negativ në vendimet e Komisionit Evropian, në aspektin e progres-raportit që pritet në prill të këtij viti, për faktin që nevoja për ligjin buron nga Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht nga kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe me këtë përmbyllet edhe një çështje e ligjvënies në kuptimin e atij që është përcaktim legjislativ i Marrëveshes së Ohrit. Dhe, përkundrazi, miratimi i ligjit do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë sepse përafron statusin e qytetarëve në kuptimin e të drejtave kolektive”, shprehet kryetari i Parlamentit të Maqedonisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marquez: Pilotova përtej limiteve, por nuk e fitova dot garën
Previous article Një tjetër konkurene e FORTË! Arbana mposht Ermalin: E shtuna totalisht e saj! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT