Policia greke ka pikasur një valixhe të dyshimtë në një kompani transporti në Rodho.
Sipas mediave greke, efektivët kanë pritur deri sa aty kan ardhur dy shqiptarë ta marrin.
Brenda saj policia ka gjetur gjysmë kg kokaine (507 gram) dhe ka vënë në pranga në befasi shqiptaret 32 dhe 34-vjecarë, emrat e të cilëve nuk dihen.
Droga thuhet se ishte futur në një DVD player. Pas arrestimit, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tyre ku u gjet dhe sekuestrua edhe 100 gram kokainë dhe 240 euro, 1 peshore dhe 1 shkop bejsbolli. Nuk dihet se nga vinte valixhja e mbushur me drogë.


