Kokainë në Durrës kanë çuar pas hekurave 2 nga njerëzit më të afër të këtij skandali të ndodhur në portin e Durrësit.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lë në burg Donald Lushajn dhe Armando Pezakun..
Shtetasi Donaldo Lushaj njihet si menazheri i “Arbri Garden”
Armano Pezaku ishte shoferi i kontenierit.
Sipas deklaratave të më parshme të Lushajt bëhet me dije se ai ka mohuar përfshirjen në trafikun e drogës, por ka treguar procedurat që ka kompania ku ai punon për porositë nga Kolumbia, Ekuadori.
Lushaj ka thënë se ngarkesa e fundit me banane, pra kontenierët ku u gjet e fshehur sasia rekord e drogës, kanë qenë dy javë me vonesë.
Sipas menaxherit, kontenierët ishin ndaluar për inskeptim në portin e Livornos në Itali.
Ai tha se pronarit Arbër Cekaj, i kishte ardhur një email për të paguar 4 mijë euro për ngarkim shkarkimin e bërë në portin italian.
Një tjetër deajt është se në portin e Durrësit, policia shqiptare kishte vënë re në kontenier gjurmë silikoni dhe për të mos rënë në sy policia ka bërë shpim të kontenierit, ka konstatuar se aty ishte droga e më pas e ka lënë të shkonte drogën në destinacion per te kapur me pas edhe “peshqit e medhenj”.
Përgatiti:AlpeNews.al


