• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJELINA BACAJ/ Gruaja që drejton HIPOTEKEN dhe që “GATOI” gjithë lëmshin e skandalit të tokave në Lezhë
Home
Breaking News

GJELINA BACAJ/ Gruaja që drejton HIPOTEKEN dhe që “GATOI” gjithë lëmshin e skandalit të tokave në Lezhë

20 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mes personave të akuzuar për skandalin e tjetërsimit të pronave në Lezhë është edhe 58-vjeçarja GJELINA BAZAJ, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzë për skandalin me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë. Por ajo që bie në sy është se kjo zyrtare rezulton me precedentë dhe bëhet fjalë për një vepër të ngjashme penale.

Në vitin 2013, ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”.

Aso kohe ajo ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas sikur figuronin të patrajtuar me pronë. Në këtë mënyrë ajo u shpërndau toka padrjetësisht 4 personave.

Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për personat.

“Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë”, thuhet në materialin e prokurorisë të asaj çështjeje.

Vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2013 ndërkoh, vetëm katër ditë më parë (16/03/2018) Policia e Lezhës njoftoi arrestimin e 12 zyrtarëve  për mashtrim me tokat, ku në pranga është vënë ndër të tjerë GJELINA BACAJ dhe kryebashkiaku i Lezhës, FRAN FRROKAJ.

Zyrtarët duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

AlpeNews.al 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI/ Njihuni me "gangsteren" 55 vjeçare nga Çorovoda, që drejtonte bandën e 39 falsifikatorëve të pasaportave
Previous article Daily Mail kushton një reportazh për fëmijërinë e Dua Lipës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë Aktualitet

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet Aktualitet

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI) Aktualitet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT