• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIVE/ Rama me studentët ekselentë: Kurse anglishte FALAS për të gjithë
Home
Sociale

LIVE/ Rama me studentët ekselentë: Kurse anglishte FALAS për të gjithë

7 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Kryeministri Edi Rama në një takim me studentë ekselentë, teksa vlerësoi kontributin e tyre theksoi se ata nuk kanë pasur nevojë as për miq dhe as për parti për të arritur aty ku donin.

“Nuk keni pasur nevojë as për mik, as për parti, as për lekë. Më vjen shumë mirë që kemi në ekipin tonë të qeverisë edhe një person me motivacion të krijuar si kontributor në universitet dhe mbi të gjithë një nga autorët e tekstit të reformës”, tha Rama.

 

ERTV Live😊: Nga maturantë të shkëlqyer në studentë të shkëlqyer në derën e universiteteve, falë Reformës së Arsimit të Lartë që i dha fund korrupsionit, tarafit partiak e farefisnor dhe i hapi rrugë konkurencës e meritës në renditjen e listave hyrëse në universitet👍🇦🇱🇪🇺

Posted by Edi Rama on Dienstag, 7. November 2017

ERTV Live😊: Nga maturantë të shkëlqyer në studentë të shkëlqyer në derën e universiteteve, falë Reformës së Arsimit të Lartë që i dha fund korrupsionit, tarafit partiak e farefisnor dhe i hapi rrugë konkurencës e meritës në renditjen e listave hyrëse në universitet👍🇦🇱🇪🇺

Ai shtoi mes të tjerash se këta studentë, ku shumica e tyre janë vajza, ia kanë dalë. “Nuk është surprizë për mua që shumica e 100 më të mirëve janë vajza. Nga ana tjetër është kënaqësi e veçantë ku më jepet rasti të takojë ata që janë heronj të vërtetë të këtij vendi që janë vajzat dhe djemtë në 9-vjeçare, në shkollë të mesme dhe universitete, ku mund të gjejnë mijëra justifikime që mos të mësojnë; kanë prindërit pa punë, nuk kanë të ardhura, plot problemeve pas të cilave mund të kapen që të mbyllin librin dhe të dergjen kafeneve. Por nuk e bëjnë. Bëjnë diçka krejt tjetër. Më pasion dhe vullnet ëndrrash për të shkëlqyer dhe aty ku nuk ka mundësi”, tha ai.

Po ashtu, para të rinjve Rama rrëfehu dhe ëndrrën e tij sapo erdhi në pushtet, që ishte meritokracia për këtë brez, pa përdorur emra dhe klane partish.

“Një nga ëndrrat që kam pasur kur erdha në detyrë është se çdo vajzë dhe çdo djalë, pavarësisht se kush është i ati, ça të ardhurash kanë, del nga shtëpia në mes të Tiranës, apo në mes të një fshati, mund t’ia dalë nëse e meriton. Ky parakalim ka qenë rutinë në Shqipërinë që kishim dhe studentët ishin klientë të një sistemi që ose të kishe para, ose të kishe mik, fis parti. Ose pastaj kur ishe i shkëlqyer hyje, por duke përjetuar bërryla, shtyrje, rrëzim përtokë. Kjo ka marrë fund. Faktikisht fillimi i fundit të kësaj historie ishte rikthimi i dinjitetit të Maturës Shtetërore”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Greqi/ Kokainë në valixhen e DVD player, pranga dy shqiptarëve
Previous article Ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet ambasadorit Lu: Peshqit e mëdhenj i kishte përballë sot

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT