• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Doganat bllokojnë cigare kontrabandë me vlerë 610 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

Doganat bllokojnë cigare kontrabandë me vlerë 610 mijë euro

7 November, 2017 k.autor Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.

Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësuese ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare. Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to.

Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se: Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë.

Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH¬së së D.P.Doganave.

Strukturat hetimore te DPD-së kane pergatitur materailin perkates referues ne Prokurorine e Durresit dhe kanë marrë te gjitha masat per sekuestrimin dhe konfiskimin e ketij malli te paligjshem i cili mendohej se do te kalonte per perdorim ilegal ne tregjet europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet zyrtari që firmosi patentat e Tahirit: Më erdhi në zyrë dhe…
Previous article Pengëmarrja në Lezhë/ Berisha: Ja lidhja e ngjarjes me Arben Ndokën

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT