• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Isha vetëm pak sekonda larg… Historia e dhimbshme e një viktime të trafikimit seksual
Home
Jetë

Isha vetëm pak sekonda larg… Historia e dhimbshme e një viktime të trafikimit seksual

20 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Përshkruhet me shumë emra – Skllavëri seksuale .. shfrytëzim seksual. Por organizatat që duan ta ndalojnë, e quajnë atë ‘trafikim seksual’ – “detyrimi që dikush të përfshihet në seksin komercial me anë të forcës, mashtrimit ose imponimit”. Në vitin 2016, më shumë se 7 mijë e 500 raste potenciale të trafikimit të qenieve njerëzore u raportuan në Rrjetin e Denoncimit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Shumica e viktimave në zonën e Uashington DC janë adoleshente nga familje me të ardhura të mesme dhe të larta, të cilat janë zgjedhur dhe tunduar nga burra që fillimisht i kanë joshur para se të jenë kthyer në padronët e tyre të dhunshëm.

Një sirenë alarmi i dha fund makthit të Kejtit.

“Isha vetëm pas sekonda larg fatit të keq për të mos u gjetur më” – thotë ajo.

“Kejt” thotë se dritat e policisë i dhanë një dritë shrese, pasi kishte kaluar disa muaj në skllavëri seksi.

E gjitha filloi kur “Kejt” ishte në klasën e 9-të. Rrëmbyesi i saj “Luis,” ndaj të cilit nuk janë ngritur asnjëherë akuza për këtë rast, ishte në të njëjtën shkollë të mesme me të në një program për imigrantët pa dokumenta. Ai ishte 21 vjeç. Ajo 14:

“E para gjë që më shkroi në mesazh në Facebook ishte ‘Ke sy shumë të bukur’”.

Kejt u dashurua me të… Natën, Luis trokiste në dritaren e saj të dhomës së gjumit dhe e merrte fshehurazi në mbrëmje. Por një natë, ajo nuk u kthye në shtëpi.

“Isha me gjithë ata burra më të mëdhenj. Gjithçka mendoja në ato çaste ishte “Ata mendojnë se jam e bukur. Më kushtojnë vëmendje. Mbaj mend se humba ndjenjat. “Disa gjëra janë ende të paqarta edhe sot. Pata shumë të nxira në trup dhe dëmtime të brenshme”.

Më pas, ajo mësoi se Luis ishte anëtar i grupit MS13 – një bandë e dhunshme e Amerikës Qendrore. Kjo vajzë që sapo kishte hyrë në adoleshencë u drogua me heroinë dhe PCP dhe u shit për seks për të bërë para për bandën.

“Emi” është nëna e Kejtit:

“Ajo është e shtrenjta e jetës sime, është fëmija im dhe kur u largua, e ndjeja brenda meje se ajo kërkonte që unë ta gjeja”.

Policia e konsideronte Kejtin si fëmi të arratisur nga familja. Luis e shihte atë si objekt:

“Më vuri në ije një tatuazh me simbolin e parave dhe aty e kuptova se ku kisha përfunduar. Ai më kishte kthyer në pronë.”

Dhe ajo thotë se abuzimi nuk kishte fund:

“Dikush vinte dhe më përdhunonte. Dikush tjetër largohej. Brenda një ore, dikush tjetër vinte, pastaj dy apo tre të tjerë. Isha në këtë gjendje për ditë të tëra. Nuk më jepnin të haja, nuk kisha as ujë për të pirë ndërsa tutori im rrinte aty dhe shikonte.”

Disa javë më pas, ndërsa banda do ta çonte në një tjetër shtet, Kejt pa dritat e policisë dhe e kuptoi se po shpëtonte.

Pas pesë vjetësh në trajtim intensiv, Kejt ka tani një tjetër shpresë. Ajo është e fejuar dhe është shtatzënë… me një vajzë./Zëri i Amerikës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tashmë kontraceptivë edhe për meshkujt
Previous article Sot ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, seancë e jashtëzakonshme

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë Jetë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT